Lulzim Basha: “JO”-ja e mekur e Ramës, kjo është fitore e shoqërisë së lirë

442
Sigal

*Kryetari i Partisë Demokratike

 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas vendimit të kryeministrit Edi Rama, ku deklaroi se Shqipëria nuk do të përfshihet në operacionin e asgjësimit të lëndëve kimike të Sirisë. Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së, Basha u shpreh se: “Pak më përpara i gjithë populli i dha fund alarmit dhe ankthit, për “JO”-në e mekur të Ramës. Kjo është fitore e madhe e shoqërisë së lirë, ku kryeministri luajti me interesat personale”.  “PD-ja dhe mbarë opozita ndihen pjesë e gëzimit të ligjshëm popullor, jo vetëm për vlerat e përgjegjësisë, por sepse ishte pa ekuivok përkrah qytetarëve, për të demaskuar dhe penguar gënjeshtrat dhe mashtrimet e Ramës. Dua ta përsëris me krenari se punën e madhe e bëri populli i bashkuar pa dallime ,e bëri rina, si shpresë si ëndërr” – u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha.  Më tej, Basha nënvizoi se: “Si kryetar i PD-së dhe opozitës, por edhe si qytetar e prind u shpreh mirënjohjen të rinjve e të rejave, që u bën barrikadë e ëndrrës së keqe të kryeministrit më armët kimike. Tani një problem tjetër ka dalë në dritë të diellit, ky është Edi Rama”. Kryetari i PD-së akuzoi kryeministrin Rama se gënjeu qytetarët ku tha se problemi ishte çështje e NATO-s.  ”U ofrua si hileqar dhe pazarxhi për interesa meskine të veta. U ofrua si çifligar duke harrura që Shqipëria nuk është çifligu i tij. Po të ishte kujtuar që Shqipëria ishte e lirë do ishte treguar serioz me aleatët. Pa qenë nevoja ta fuste në siklet aleatin tonë më të madh SHBA-në. Nuk u konsultua me askënd dhe e mbajti për vete për ta kapitalizuar për vete. Shpresonte të fitonte kapitalin politik. E gënjeu mendja për shume gjera. Edi Rama gënjeu në fillim publikun se armët kimike ishin çështje e NATO-s gënjeu protestuesit. Fale barrikadave që ju ngritën ai ngeli i vetëm i vetëm në rrethin e tij dhe i pa besueshëm nga aleatet”,- deklaroi Basha.  Ai tha se Rama duhet t’u kërkojë ndjesë qytetarëve dhe SHBA-së. “Sot në vend që t’u kërkojë ndjesë mbarë shqiptareve që i prishi gjakun për ditë me radhë dhe aleatit tonë të madh, ka kurajo të merret me sportin e tij pervers sulmit ndaj opozitës. E ndërsa kurseu me hipokrizi gjithë ata deputet të PS-së ai ju përvesh me gjuhën e zakonet e një satrapi oriental mendjeve të lira dhe çdo faktori që ngriti zërin. E ka kot. Edi Rama ka cenuar rëndë besimin e qytetarëve dhe SHBA-ve. Është përgjegjësi i vetëm i kësaj”,- deklaroi kreu i PD-së. Sipas Bashës për Partinë Demokratike marrëdhëniet me SHBA-të janë kyçe. “Për PD marrëdhëniet me SHBA-në janë kyçe, të dorës së parë në të gjitha drejtimet. Qeveria e PD-së ka bashkëpunuar ngushtë me SHBA-së në një varg çështjes. Aleatet tanë e njohin shumë mirë përkushtimin nën drejtimin tonë. Ky bashkëpunim i sinqertë nuk është prekur asnjëherë nga hija me e vogël e interesave personale. Sot ndjejmë detyrimin të japim të njëjtin kontribut. Shqipëria europiane në miqësi të ngushtë me aleatin tonë SHBA. Çdo spekulim në këtë aspekt pritet me keqardhje dhe përçmim. Partia Demokratike thekson se, Kryeministri duhet të marrë përgjegjësinë e plotë”,- deklaroi Basha. Ai theksoi se, PD do të kërkojë transparencë për çështjen e armëve kimike.

“Do kërkoj transparencë të plotë për këtë histori. Fitorja e sotme është atribut i mbarë popullit dhe rinisë. Beteja vazhdon në qindra fronte. Për ta dhe me ta ne do të vazhdojmë këtë betejë në çdo rrugë institucionale dhe ligjore”.