Lulzim Basha: Ja kush janë kandidatët kriminelë të Ramës

512
Sigal

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ishte i pranishëm sot në Vlorë, ku deklaroi edhe njëherë se shqiptarët e bashkuar do t’i kthejnë dinjitetin Shqipërisë.

Ai tha se kjo betejë nuk bëhet për pushtet, por bëhet për të rikthyer shpresën dhe dinjitetin në Shqipëri.

Kryeopozitari theksoi se sot shqiptarët janë më afër se kurrë për një Shqipëri të lirë. Më tej, deklaroi se shqiptarët nuk do të pranojë më kriminelët, ndërsa përmendi edhe emrat e kandidatëve të Rilindjes që akuzohen për vjedhje votash.

“Koha nuk pret më. Ligji dhe kushtetuta nuk kanë më vlerë, pasi të pambrojturit nuk mbrohen por po ndëshkohen, kriminelët po grabisin të gjithë pasurinë. Kjo është beteja që duhet të zgjidhim së bashku. Në këtë betejë ne nuk ndahemi nga flamujt e partive. Kësaj partie i prijnë demokratët, opozita e bashkuar, por kjo betejë bëhet për të gjithë, për të çliruar edhe socialistët e ndershëm. Bëhet për të çliruar Shqipërinë, për të çliruar ekonominë. Kjo betejë bëhet për drejtësinë me një standard, bëhet për të çliruar ekonominë, për tu dhënë mundësinë të gjithëve që të jetojnë me dinjitet, dhe mos largohet nga vendi. Kjo është beteja jonë. Kurrë nuk kemi qenë më të bashkuar dhe më të vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund. Edi Rama nuk ka asnjë shans ti detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetër krim elektoral. Shikoni se çka bërë: 5 kandidatë të njohur publikisht nga listat e tyre janë të pandehur të drejtpërdrejtë të dosjeve hetimore për shitblerjen e votave. Valbona Sako, e dyshuar dhe sot duhet të ishte e pandehur për vjedhjen e votave me Ymer Lalën në Dibër, njësoj si Agron Malaj, njësoj si Dionis Imeraj, njësoj si Pjerin Ndreu. 4 kandidatë që në fakt duhet të ishin të pandehur.dhe po të kishim drejtësi të pavarur, sot duhet të ishin të dënuar për shitblerjen e votës me krimin në zgjedhjet e Dibrës. Kemi edhe kandidatin e Shijakut, i cili sot duhet të ishte para drejtësisë si një nga njerëzit pjesëmarrës me bandën e Avdylajve, në shitblerjen masive të votave në Durrës. Në vend që këta njerëz të jenë para drejtësisë, Edi Rama do të diktojë përsëri zgjedhje me krimin. Do të diktojë përsëri Artur Bushin e krimit në Krujë e Tërmet peçin e drogës në Tepelenë, e me dhjetëra të tillë anembanë vendit. Vora, Tirana dhe Shqipëria s’ka për ta pranuar kurrë këtë”, tha Basha.