Lulzim Basha deklaron: Nuk ka zgjedhje pa ikur Rama me bandën e tij të krimit

147

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur nga Selia Blu edhe për shkarkimin e Presidentit Meta, duke përmendur edhe njëherë të gjithë deputetët dhe ministrat e qeverisë Rama të kapur në krim dhe grabitje, të cilët sipas tij para se të merren me shkarkimin e Metës duhet të shkojnë në burg.

Basha u tregua i qartë edhe kur tha se zgjedhje nuk do të ketë pa ikur më parë Rama dhe klika e tij kriminale nga qeveria.

“Unë do kisha dashur që në opozitë të isha marrë me programet,  me vendime që ndihmojnë se sa më betejën e përditshme në këto vite me krimin dhe drogën.

Por beteja ime për krimin dhe drogën është përpejkja imë për ti dhënë një të ardhme tjetër Shqipërisë, sepse kur droga dhe krimi futen në politikë nuk ka vend më për politikanë që të drejtojnë vendin.

Drogën nuk e kam sjell unë. Paratë e drogës nuk i kam fut në zgjedhje. Krimin e nuk e futa unë në parlament. Nuk jam unë që jam ulur me kriminelët. Kriminëlët dhe drogën dhe te keqen e ka futur Edi Rama.

Meqë ca socialistë kanë qejf  të flasin për shkarkimin e Metës

Kush do e gjykojë. Ilir Ndanxhi, Abdylaj, Rrahman Rraja, apo Rreme lala e familjes kriminale Lala.

Kush do e gjykojë dhe shkarkojë Metën?

Damiam Gjiknuri me 30 milion euro që falsifikoi edhe letra e një shteti amerikan? Taulant Jaris?

Politikisht mund të them se vendimi i Presidentit u shërben njerëzve. Ka vetëm një institucion që mund të përgjigjet dhe kjo është Gjykata Kushtetuese.

Këtë Gjykatë e ka shkatërruar me mburrje Edi Rama si edhe Gjykatën e Lartë.

Në kushtet e stiome nuk ka asnjë mundësi që vullneti i popullit të diktohet me zgjedhdje të lira dhe të ndershme.

Zgjedhje nuk ka jo më 30 qershor, jo më 30 gusht por as deri kur Edi Rama, Vangjush Dako të shkojë para drejtësisë”, tha Basha.