Sigal

Dy kandidaturat e PS-së Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri do të shkojnë në parlament për t’u votuar pasi kaluan me sukses seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve.

Nga ana tjetër opozita ka refuzuar të dërgojë emrat e saj për këtë institucion dhe sipas deputetit socialist Taulant Balla, afati për ta bërë këtë ka përfunduar.

Kandidatët e Partisë Socialiste për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve  Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri kaluan seancën dëgjimore dhe u votuan në komisionin e ligjeve.

Pyetjes së socialistëve se përse KQZ shkeli kodin zgjedhor kur regjistroi  Partinë Demorkatike për zgjedhjet e vitit 2017 jashtë afateve të ligji, Skënderi u përgjigj se qëllimi i KQZ është të garantojë zgjedhje të ndershme, pavarësisht disa pikave në ligj

Skënderi: Kemi për misioni dhe qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ky qëllim prevalon mbi çdo normë të ngurtë apo të vogël të shkruar në atë kod.

Socialistët kërkuan gjithashtu llogari për hetimet që ka bërë KQZ për shkeljet në zgjedhje por për Bledar Skënderin, ku institucion nuk ka aq kompetencë për një çështje që i përket prokurorisë.

Skënderi: Ka nevojë dhe për një zgjerim të kuadrit ligjor që ne të na japin tagër pak më tepër, jo për të bërë hetim, por për të pasur pak më shumë të drejta që ne të hyjmë pak më thellë në kuadër të hetimit financiar të partive politike.

Këtë procedurë kryeopozitari Basha e ka quajtur ai joligjore pasi siaps tij maxhoranca po uzurpon vendet e opozitës.

Basha: Ka uzurpuar një kandidaturë të opozitës, është kapje e paligjshme e KQZ dhe opozita nuk do të bëhet pjesë e kësaj.

Megjithatë, edhe pas gjendjes që përshkron, Basha nuk e terheq Klement Zguri nga posti i kryetarit të KQZ

Basha: E tërheqim apo nuk e tërheqim, kjo nuk e ndryshon qëndrimin tonë politik.

I pranishëm në seancë, deputeti Taulant Balla si propozues i këtyre kandidatura shprehu keqardhjen që partitë e tjera nuk kanë respektuar afatin ligjor për të paraqitur kandidatura për në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.