Lulzim Basha: Gati planet e detajuara vendore për 26 nën-njësi në Tiranë

478
Sigal

Pas miratimit të planit të përgjithshëm rregullues, nisi punën për planet e detajuara vendore

Për herë të parë që prej vitit 1989, Tirana do të zhvillohet në bazë të një plani të hartuar nga ekspertët më të mirë dhe me konsensusin më të gjerë të mundshëm. Pas miratimit të planit të përgjithshëm rregullues, i premtuar nga Kryebashkiaku gjatë fushatës elektorale të 2011-s dhe që i mungonte Tiranës për 23 vite, Bashkia e Tiranës nisi punën për planet e detajuara vendore. Aktualisht, janë miratuar planet e detajuara vendore të 26 zonave të Tiranës, duke i hapur rrugën zhvillimit të këtyre zonave. Planet e Detajuara Vendore (PDV) kanë në themel të tyre parime të forta të respektimit të pronës private, mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Qytetarët vendosen në kushte të barabarta përpara zhvillimit e në asnjë rast nuk do të lejohet që e drejta e dikujt, të cenojë të tjerët. Këto studime i japin njëherë e përgjithmonë fund zhvillimit kaotik, ku për vite me radhë, fokusi ishte përqendruar tek ndërtimi i pallateve shumëkatëshe që shpërfillin territorin përreth, duke reduktuar hapësirat publike, duke cenuar infrastrukturën rrugore dhe duke mos lënë asnjë sipërfaqe për zhvillimin e institucioneve sociale e arsimore, si çerdhe, kopshte apo shkolla. Të gjithë studimet e miratuara, janë bazuar mbi një përqasje që përcakton si prioritete, nevojat e komunitetit. Në gjitha rastet, zhvillimi i pronës është shoqëruar me përcaktimin e hapësirave për rrugë, institucione arsimore, hapësira rekreative, kënde të lojërave për fëmijë e sipërfaqe të gjelbra kompakte. Në këto studime parashikohet ndërtimi i 4 institucioneve të reja arsimore: 1 çerdhe, 2 kopshte dhe 1 shkollë 9-vjeçare si dhe parashikohet ristrukturimi i institucioneve arsimore, aktualisht prezente në territor e përshtatja e tyre me kërkesat në rritje të banorëve. Hapësirat e gjelbra e rekreative, të përcaktuara mbi bazën e standardeve mjedisore janë vendosur në të gjitha zonat e studiuara. Të gjithë zhvillimet e reja do të kontribuojnë për realizimin e rrugëve dhe hapësirave të gjelbra kompakte, në shërbim të banorëve. Në të gjitha nën-njësitë e studiuara, territori i përdorur për ndërtimin rrugëve, hapësirave të gjelbra përbën 30-50% të gjithë sipërfaqes së truallit. Për të 26 nën-njësitë e miratuara, të interesuarit për zhvillimin e pronës mund të aplikojnë menjëherë pranë Bashkisë së Tiranës, për t’u pajisur me leje ndërtimi. Procesi për marrjen e lejeve të ndërtimit është shkurtuar nga 365 ditë, në vetëm 45 ditë, duke nisur nga momenti i aplikimit. Aktualisht, në Bashkinë e Tiranës janë drejt përfundimit planet e detajuara vendore edhe për 10 nën-njësi, ndërkohë që për 15 të tjera, planet po hartohen nga vetë ndërtuesit.

 

 

 

Tabela e PDV-ve të miratuara

Nr Nën-njësia Sip. e nën-njësisë m² Kufiri ( Rrugët që e kufizojnë)
1 5/24 33 962 Rr.”Perlat Rexhepi”; Rr. “Janos Huniadi”; Rr. “Adem Jashari”; Rr. “Sami Frashëri”
2 5/25 46 539 Rr.”Perlat Rexhepi”; Rr. “Janos Huniadi”; Rr. “Ibrahim Rugova”
3 5/28 43 860 Rr.”Kosovarëve”; Rr. “Dora d’Istria”; Rr. “Margarita Tutulani”; Rr. “Sami Frashëri”
4 3/21 12 628 Rr.”Arkitekt Sinani”; Rr. “Ramiz Treni”; Rr. “Ramazan Zakja”
5 10/8 25 730 Rr.”Myslym Shyri”; Rr. “Shyqyri Bërxolli”
6 6/10 83 043 Rr.”Haki Stërmilli”; Rr. “Llazi Miho”;

Rr. “Petraq Leka”

7 8/1 10 678 Rr.”Barrikadave”; Rr. “Dibrës”;

Rr.”Kostandin Kristoforidhi”; Rr. “Qemal Stafa”

8 8/2 31 778 Rr.”Saracëve”; Rr. “Dibrës”;

Rr.”Kostandin Kristoforidhi”; Rr. “Qemal Stafa”

9 8/3 74 506 Rr.”Tafaj”; Rr. “Ali Pashë Gucia”;

Rr.”Saraçëve”; Rr. “Qemal Stafa”

10 8/9 40 419 Rr.”4 Dëshmorët”; Rr. “Riza Cerova”;

Rr. “Dervish Hekali”; Rr. “Thanas Ziko”

11 5/38 54 853 Rr. “Dhimitër Shuteriqi”; Rr. “Tish Dahija”;

Rr. “Robert Shvarc”; Unaza e Re

12 7/25 152 505 Rr. “Frosina Plaku”; Rr. “Ndre Mjeda”;

Rr. “Artan Lenja”

13 9/15 57 051 Rr. “Asim Vokshi”; Rr. “Haxhi Hysen Dalliu”;

Rr. “Ramazan Kasa”; Rr. “Kongresi i Tiranës”

14 9/18 54 937 Rr. “Don Bosko”; Rr. “Estref Frashëri”;

Rr.”Asim Vokshi”; Rr. “Asllan Shahini”

15 9/33 18 051 Rr. “Don Bosko”; Rr. “Asim Vokshi”;
16 7/9 58 850 “Rr.Kavajës”; Rr. “Muhamed Gjollesha”;

Bulevardi “Gjergj Fishta”; Rr. “Shefqet Musaraj”

17 9/7 22 713 Rr.”Barrikadave”; Rr. “Bardhok Biba”;

Rr.”Dervish Hatixhe”

18 7/33 42 510 Rr.”Dritan Hoxha”; Rr. “Muhamed Gjollesha”;
19 4/15 88 665 Rr.”5 Maji”; Rr. “Jorgo Plaku”;
20 10/15 14 242 Rr.”Kavajës”; Rr. “Kont Urani”;

Rr. “Mihal Duri”

21 10/9 45 506 Rr.”Myslym Shyri”; Rr. “Shyqyri Berxolli”;

Rr. “Ibrahim Rugova”; Rr. “Camëria”

22 2/18 158 188 Rr.”Elbasanit”; Rr. “Unaza e re”;

Rr. “Pjetër Budi”; Rr. “Arben Broci”; Rr. “Kadri Kërciku”

23 4/8 60 420 Rr.”Xhanfize Keko”; Rr. “Kahreman Ylli”;
24 7/22 23 144 Rr.”Bab Rexha”; Rr. “Frosina Plaku”;

Rr. “Ndre Mjeda”; Rr. “Stavri Themeli”

25 5/31 72 059 Rr. “Sulejman Delvina”; Rr. “Sami Frashëri”;

Rr. “Margarita Tutulani”; Rr. “Gjik Kuqali”

26 1/38 42 471 Rr. “Ali Demi”; Rr. “Idriz Dollaku”;

Rr. “Shemsi Haka”; Rr. “Myslym Lela”