Lulzim Basha fton qytetarët në protestë: Të bashkohemi si asnjëherë më parë

542
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestë, për të rrëzuar qeverinë. Basha tha se tani është koha e shqiptarëve që të gjithë të përfitojnë nga Shqipëria dhe të mos e lënë në dorë të disa oligarkëve. “Të ndihen të gjithë zot në shtëpinë e tyre. Të kenë të gjithë shqiptarët mundësi për mirëqenie”, u shpreh kreu i opozitës.

Pjesë nga deklarata

Sa më parë të fillojmë t’i bëjmë këto përpjekje realitet, aq më mirë është për njerëzit. Sa më parë të largohet Edi Rama aq më më pak kosto e aq më mirë do jetë për të ardhmen e vendit. Ndaj ju ftoj sonte të dashur bashkëqytetarë, të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin nesër në ora 19 në protestën kombëtare.

Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj është forca e pandalshme për clirimin e Shqipërisë nga regjimi kriminalo-autokatik që ka marrë peng vendin dhe fatet tuaja. Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj për ta cuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari.

Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini nesër në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!