Lulzim Basha: Ftesë publike për Ramën, Metën, Topin etj.

445
Sigal

Lulzim Basha, të
festojmë së bashku 26 – vjetorin e fillimit të epokës së demokracisë


Pluralizmi politik,
Partia Demokratike, liria, demokracia, ëndrra evropiane  e shqiptarëve u
nisën bashkë, si pjesë e një ngjarjeje unike nga ato ku takohen dhe shkrihen
historia dhe perspektiva, e tashmja dhe e ardhmja. Kjo ka ndodhur në Shqipërinë
e 11 dhjetorit duke u zbardhur 12 dhjetori i vitit 1990. Rrallë ndodh që
historia e një force politike të startojë në një orë dhe në një hap me
historinë e re të vendit, sikurse ishte edhe ardhja e demokracisë dhe rrëzimi i
komunizmit. Pikërisht më 11 dhjetor 2016, do të kremtohet 26-vjetorin e
fillimit të epokës së demokracisë në Shqipëri. Dhe do jetë kjo datë  dhe kjo orë, 11 Dhjetor ora 11.00, ku Kryetari
i Partisë Demokratike  Lulzim Basha  mes gëzimit dhe krenarisë së ligjshme, ka
ftuar përfaqësuesit më të lartë të politikës, pasi kjo datë nuk është thjesht
themelimi i një partie, por shënon,  rrëzimin
e një diktature dhe krijimin e pluripartitizmit në shoqërinë tonë, pas 46
vitesh regjim monopartiak. Demokratët i kanë adresuar ftesën Kryesocialistit
Edi Rama, Kreut të LSI-së Ilir Meta, Bamir Topit, Shpëtim Idrizit, Vangjel
Dules dhe të gjithë krerëve të partive të tjera politike në Shqipëri. Të ftuar
do të jenë nga diaspora dhe partitë Shqiptare në rajon. Në  nderim dhe respekt të thellë për themeluesit
dhe firmëtarët e parë, për nismëtarët, qëndrestarët dhe vazhduesit ndër vite, në
26-vjetorin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, u ka bërë thirrje të gjithë
demokratëve të mblidhen në shtëpinë e madhe 
pranë selisë së Partisë Demokratike. Përfaqësuesit e medias dhe fjalës së
lirë janë të ftuarit e veçantë dhe të preferuarit e Lulzim Bashës  kreut të PD.
(Engjëll Musai
)