Lulzim Basha falenderon protestuesit: Sfiduat provokimet, bashkë për Republikën e Re

467
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falenderuar qytetarët që morën pjesë dje në protestën e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë kundër Qeverisë Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Basha ka publikuar edhe momente nga protesta e djeshme dhe shkruan se protestuesit i bënë ballë provokimeve dhe sfiduan propagandën qeveritare.
“Dua t’ju falenderoj nga zemra gjithësecilin prej jush, qindra mijëra bashkëqytetarët e mi që sfiduat frikën, sfiduat provokimet e shantazhet, sfiduat propogandën qeveritare dhe u ngritët me shpresë dhe besim në zemër për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj në sheshin e Republikës së Re.
#NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.

VIDEO
Sigal