Lulzim Basha/ Edi Rama po të kishte pak nder si Tereza May apo Senbastian Kurz ishte larguar me mijëra herë

131

 

Në takimin e tij me qytetarët e Matit, një ditë para protestës së gjashtë kombëtare të Opozitës së Bashkuar, është shprehur se, nëse Edi Rama d të kishte pak moral, ashtu si kryeministrat në botë, sot duhej të ishte larguar disa herë.

“Prej 6 vitesh thika e së keqes ka shkuar në palcën e çdo shqiptari. Në 6 vite litari është shtrënguar, taksat u rritën, kostot e jetës u bënë të papërballueshme, padrejtësia u bë e madhe, Njerëzit që nuk pranuan faturën e padrejtësisë u burgosën, kurse politikanët e korruptuar me konceisonet, me tenderat më të tmerrshme që ka njohur Evropa, nuk shkuan përpara drejtësisë, sepse Rama e kapi drejtësinë për të mbyllur dosjet e korrupsionit.

Edi Rama po të kishte pasur një të mijtën e nderit të Tereza May apo Senbastian Kurz po ishte larguar me mijëra herë Do ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament kriminelë, vrasës e përdhunues. Do të ishte larguar kur ylli i tij Saimir Tahiri u kap me trafikantët e drogës, kur Damian Gjiknuri u kap vjedhje pas vjedhjeje dhe me qindra milionë në skandalin e Unat Do ishste larguar kur ylli i tij Saimir Tahiri u zvbuluar qw me trafikanwt e drogws Kur Dmanin Gjiknuri u kap vjedhje pas vjedhje duke vjedhur qindra milion euro me skandalin e Unazës apo OSSHE. Duhet tëishte larguar kur me kryekriminelin Ylmer Lala vodhi zgjedhjet në Dibër. Duhet të ishte larguar kur Vangjush Dako u kap duke blerë votat. Duhet të ishte larguar kur u zbulua afera e Unazës së Re. Duhet të ishte larguar kur helmoi fëmijët me gaz. Por Rama nuk ka as një të mijtën e nderit dhe të dinjitetit të kryeministrave në botë”, u shpreh Basha.