Lulzim Basha: E tashmja dhe e ardhmja e Tiranës

422
Sigal

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha në intervistën te “AS” në “Bugajski Hour”

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha në intervistën te  AS në “Bugajski Hour”, me gazetarin e mirënjohur, J.Bugajski, pyetjes për arritjet e deritanishme, u përgjigj: ” Kam tre përparësi për qytetin: rilindje ekonomike dhe kthimi i qytetit në konkurrues dhe të aftë për të krijuar vende të mjaftueshme pune për kërkesat e tregut në një qytet që çdo vit rritet me tre për qind, cilësia e jetës, duke kontribuar për ta kthyer Tiranën në qytetin, ku mund të jetosh më mirë, të punosh më mirë dhe të shijosh jetën në një qytet modern dhe evropian, sot edhe nesër. Përparësia e tretë është përmirësimi i qeverisjes së Tiranës.

J.Bugajski: Sa është popullsia e Tiranës?

L.Basha: Sipas regjistrimit të popullsisë, është rreth 430 mijë, por në të vërtetë, shifra është afër 600 mijë, afërsisht një milion në Tiranën metropolitane dhe rreth 1.5 milion njerëz që hyjnë e dalin përditë.

J.Bugajksi: Ekziston ndonjëfarë plani urban për të siguruar shërbimet, infrastrukturën që u nevojitet qytetarëve?

L.Basha: Sapo përfunduam edhe takimin e fundit të bashkisë, që përmbyll edhe fazën e parë të konsultimit me publikun për planin urbanistik të Tiranës. Para disa ditësh, përfunduam konsultimin e planit me të 11 njësitë bashkiake në mbledhjen e bashkisë.

J.Bugajski: Këto plane janë postuar në vendet që qytetarët mund t’i…?

L.Basha:Në çdo njësi bashkiake i kemi shpallur me harta me format të madh, janë postuar në internet dhe të dhënat janë parashtruar në mënyrë të hollësishme për çdo qytetar. Projektimi, transparenca për të cilën fola, vjen edhe si pasojë e asaj që kemi zgjedhur të prezantojmë. Nuk ka asnjë paqartësi, apo arbitraritet.

J.Bugajski:A ka ky plan mbështetjen e gjithë spektrit politik, mbështetjen dypartiake?

L.Basha: Herë pas here politika kombëtare ndërhyn dhe pastaj shikon ato qasjet përçarëse, që nuk i shërbejnë kurrsesi qytetit, por nëse shoh arritjet për këta 14 muaj dhe ato 10-12 mbledhje të këshillit bashkiak që kemi zhvilluar, besoj se këshilli ka votuar në unanimitet për rreth 60 për qind të propozimeve që u kam paraqitur.

J.Bugajski: Edhe për planin urbanistik?

L.Basha: Jo, planin urbanistik, ende jo. Votimi i tij do bëhet së shpejti dhe shpresoj që interesi i qytetarëve do dalë fitimtar pas atij votimi.