Lulzim Basha/ 30 qershor-i tentativë për grusht shteti, ska për të pasur zgjedhje

111

Kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur sot në Berat ku po zhvillon miting me mbështetësit e opozitës.
Basha e quajti datën 30 qershor si tentativë për grusht shteti. Ai tha edhe një here se më 30 qershor ska për të patur zgjedhje.

“Paniku dhe çoroditja derdhet në çdo fjalë e në çdo brockull që thotë Edi Rama. Çeta e tyre e shpartalluar është në panik. 30 qershori smund të jetë ditë zgjedhjesh por është tenativë për grusht shteti kushtetues. Dëgjojeni të çoroditurin që populli i ka futur frikën në palcë. Ai harron se në 2007 shtyu zgjedhjet dy here dhe u thoshte njerëzve të sillnin me vete cerifikatën e lindjes. Ky që tani thotë nuk më lejon Kushtetuta të shtyj datën e zgjedhjeve.

Shtyrja e zgjedhjeve nuk është antikushtetuese, por antikushtetuese është të emerosh kandidatë me rekorde kriminale, kundër kushtetutës është të shantazosh dhe kapësh drejtësinë për të mos lejuar zbardhjen e krimit elektoral. Me 1.4 milionë karta identiteti të skanduara smund të ketë zgjedhje. Kundër Kushtetutës është të manipulosh regjistrin e gjendjes civile e të emërosh opozitë false”, tha Basha.

Ai më tej tha se ka marrë garanci e mbështetje gjatë vizitës në Britaninë e Madhe.

“Më lejoni ta them këtu nga Berati, pas vizitës time në perëndim, se bashkë me aleatët tanë strategjikë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas drejt diktaturës së krimit, drejt despotizmit me frymëzim lindor. Ne ekemi bërë zgjedhjen tonë. Ne e kemi nisur këtë betejë madhështore, jo për pushtet, por për një ideal që frymon që prej ditës tonë të parë si demokratë: ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Basha.