Lulëzim Sallaku:“Fitoj për ju !”

1441
Sigal

Lulëzim  Sallaku,  Kandidat i PR-së, Qarku Berat

Rikthehem se  ndiej që u kam një borxh mbështetësve të mi. Tani dua të fitoj për ta!

Me plotë finesë kandidati për deputet, Lulëzim Sallaku ka   ndërthurur   në mënyrë   konsekuente   logon republikane me specifikën personale, e cila është një nga armët më të forta,  pikërisht,  këmbënguljen dhe besimin e të dalit fitimtar në atë punë që ai nisë, duke dhënë provën në menaxhimin e një perandorie. Mirëpo, pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në politikë është për Lulëzim Sollakun një nostalgji që i mungon ai stafi i jashtëzakonshëm, që Luli diti t’i motivonte,   për të  guxuar fitoren  edhe  në mes të xhunglës ‘votavjedhur’. Sukseset e Lulit  do ta kishin zanafillën që në “vocërri” të tij, teksa ende njomëzak, i porsa dalë nga bankat e shkollës,  në ato vite të para tranzicioni,  ai do jepte shenja të një kuadri të ashpër me krimin dhe konsekuent me ligjin. Rritja e karrierës së tij nuk do vinte nga ndonjë ndërhyrje, apo miqësi, por do të ishte rezultante e luftës me “dorë të hekurt” ndaj krimit,  çka do t’i jepnin atij besimin e drejtimit të  komisariateve nga më të vështira për kohën, ku  Luli diti t’ia dilte  me sukses,  falë idealizmit, këmbënguljes dhe përkushtimit ndaj  detyrës dhe atdheut. Më vonë Luli do të ‘fliste’ vetëm si biznesmen, çka vazhdon ende, por tashmë, në  një pritshmëri politikani…ndryshe. Kjo e bën atë  të  njohë deri në detaj hallet dhe sentimentet e një qarku të tërë dhe padyshim për këtë ka ndikuar vendlindja, kohëbanimi i gjatë  në qytetet e qarkut, por jo më pak, edhe detyrat shtetërore në strukturat e rendit, ku padyshim korrektesa ka qenë një bonus që e ka dhënë efektin në qitje të largët. Lulëzm Sallaku, në intervistën për “Telegraf”, shpjegohet se pranimi i tij të kandidojë për deputet, ka të bëjë me një kthim borxhi moral që ndjen për njerëzit dhe fitoren e tij ua kushton atyre.

– Zoti Sallaku, kandidat? President? Si duhet t’ju thërrasim ?                                       

Ndoshta,  deputet Lulzimi është më i sakti.

– Lidhet emri me një “lulëzim” të ri deputeti ?                                                                       

 –  Patjetër  që lidhet, se Parlamenti do ketë një Lulëzim Sallaku (qesh). Koincidencat dhe supersticioni  nuk janë vetëm rastësore, kanë diçka të vërtetë brenda, kështu që, mendoj, se prania ime në Parlament  do të  “lulëzojë”  një tip të ri deputeti,  rrjedhimisht edhe Parlamenti do të ketë “lulëzim”.

– Riktheheni sërishmi në të njëjtin qark, me: “Fitoj për ju”  A është koha e largët,  nga 2005-sa  një element që  ua  riskon  sipërmarrjen?                                                                                 

Mendoj se, koha patjetër,që ndikon, sadopak, por, lidhjet e mia farefisnore, shoqërore, festat, hidhërimet, gëzimet, etj.,  janë të tilla që më bëjnë  një banor të përhershëm të  kësaj treve, kështu që, unë nuk kam si të jem i largët në shtëpinë time. Ndoshta kjo pyetje do të ishte më e saktë t’u drejtohej  atyre që vijnë për vota, varin xhaketën  dhe kujtohen pas 4 vjetësh, prapë për vota.  “Fitoj për ju”, nuk ka ndërlikime, është  i kuptueshëm, i thjeshtë, i drejtpërdrejt dhe i ndershëm. Sikur e kam thënë, unë  kthehem se kam një kontratë të lënë në mes me elektoratin tim.  Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar nga ky qark, por jo vetëm, që mendon  se unë nuk isha fitues  në 2005-n. Kjo u pa jo vetëm nga numri i votave, por edhe nga mbështetja mbarëpopullore, pra një nga arsyet e rikandidimit tim dhe në këtë qark është pikërisht “borxhi” që u kam këtyre qytetarëve, që  më shumë se askënd tjetër besuan tek unë para 8 vjetësh. Kjo mbështetje shërbeu si motiv për t’u rikthyer. Në këtë kohë impenjimesh të aktivitetit tim, nuk është i thjesht një vendim i tillë, është më shumë se sakrificë, por  nuk ishte  e mundur ta neglizhoja këtë. Sinqerisht, më është dashur ta harroja, por më shumë më ka thërritur. Fitoj për ju,-  e ka mesazhin brenda. Unë vij tek njerëzit e mi, pasi i kam rregulluar të  gjitha punët e mia të biznesit dhe të familjes. Pas kësaj, kam moralin dhe të drejtën që të ndihmojë.  Unë nuk hyj në parlament, sikur rëndom ka  ndodhur, me shumicën e deputetëve, futen të varfër dhe shkopi magjik, parlamenti, i  nxjerr të pasur. Parlamentin e kërkoj partner për të ndihmuar bashkëqytetarët e mi.  Ky është një nga ndryshimet që i kërkoj të mësojë elektorati im.

Jeni bërë President i ekipit më të njohur shqiptar Partizani, diku tek një vit para . A ka qenë kjo një lëvizje e paramenduar në shërbim të thithjes së votave? Sa ndikon të qënit President i Partizanit  në karrierën tuaj politike?

–  Mendoj se të jesh president i një ekipi,  si Partizani, është më shumë se një mandat deputeti. E thjeshtë fare.  Një mandat  kërkon 6 – 10  mijë  vota, ndërsa tek Partizani ke mbi 400.000 mbështetës. “Fitoj për ju”,-  ka analogji me “Investoj  për ju”,  tek Partizani. Cili biznesmen mund t’i afrohej Partizanit në ato kushte borxhesh  dhe shkatërrimi total. Krahas të qënit një tifoz i tij, një nga arsyet që unë e mora përsipër me mikun tim, Gaz Demi, ishte ringritja e tij. Nuk ka qenë fare në strategjinë time një paramendim i tillë, që të marrë Partizanin për të fituar vota deputeti. E thashë nuk ka komplikacione është e thjeshtë fare  Ashtu sikur e ndieja, që mund të bëja mirë me Partizanin, edhe ‘fabula’ e kandidimit këtë moral ka.   ‘E ndiej që mund të bëj mirë’, për këtë komunitet, i cili  mua më ka lënë mbresa të pashlyeshme. Të qënit President i Partizanit, padyshim, që e ka ndikimin e saj, por   ky ndikim do të ishte sikur të isha kandidat  për gjithë Shqipërinë, sepse tifozët e Partizanit nuk janë vetëm në qarkun e Beratit, por deri edhe jashtë Shqipërisë. Vlera shtohet kur je i suksesshëm, jo vetëm në këtë rast, por kudo, nëse nuk do isha i suksesshëm në menaxhimin e Partizanit, a nuk do ishte “vlerë e zbritur”? Kështu që vlerat i shton dhe i zbret suksesi, kudo qoftë fusha .

–  Çfarë ju bën të besoni  edhe te fitorja politike?                                                                                                        

  –  Unë  nuk besoj sikundër  besojnë kandidatët e tjerë,  në të ashtuquajturën eufori elektorale, apo thjesht për t’u dukur i tillë, se kështu ta do puna.  Kam arsye politike, që më japin optimizmin e besimit. Padyshim, i pari është  se  kam rivalë kandidatë të dobët, që kanë qenë në Parlament dhe janë të konsumuar, por këto unë nuk i kam futur në “llogaritjet’ e mia. Ato që më bëjnë të besojë janë shumë. Forca që përfaqësojë dhe program i saj  janë një pjesë që më shton suksesin, mbështetja që kam marrë  është një nga ato që ma shtojnë sigurinë e fitores, krahas kësaj  edhe  eksperienca ime në menaxhim dhe drejtim janë një vlerë, që më japin forca për të besuar, së paku, deri tani aty, ku kam drejtuar dhe menaxhuar, kam qenë  i suksesshëm, por edhe kandidimi i parë është një sondazh i mjaftueshëm në besueshmërinë time.

– Çfarë ka ndryshuar  që nga fushata e parë, në të mirë, apo të keqe?    

   –  Nuk ka ndryshuar asgjë, janë të njëjtit njerëz, por më zhgënjim  të ‘plotësuar’. Një qark i braktisur nga investimet, me rrugë të prishura, të bëra keq, ose mosbërja fare, probleme  të varfërisë deri në ekstremitet. Ajo që  duhet ndryshuar këtu,  duhet të fillojë nga  mentaliteti i grupit të deputetëve të këtij qarku, të cilët duhet të kenë si primare bashkimin, jashtë ndasive politike, për ta nxjerrë këtë qark nga bataku.

– Ju çfarë i premtoni elektoratit?                                                                                               

Në fakt, ne që nuk kemi qenë deputetë,  duhet të ruhemi nga  epidemia e premtimeve boshe dhe të gënjeshtra, që tashmë  janë kthyer në modë. Ajo  që premtoj unë është e prekshme dhe konkrete,  jashtë demagogjisë dhe të gënjeshtrës. Në premtimet e mia bëjnë pjesë ato që janë  brenda kuadrit ligjor të një deputeti, të mbështetura në programin e partisë Republikane, por edhe të koalicionit të saj, sikur përkujdesja për punë, investime, zgjidhja e problemeve të komunitetit të ngushtë, problem të ndihmës mjekësore etj., të ndërthurura me ato të mundësive të mia personale. Gjithsesi, të gjitha këto unë i kam të proklamuara në një  strategji, të cilën jam i gatshëm ta mbroj me argument logjik.

Interesat e njerëzve më motivojnë në pjesëmarrjen time në politikë

– Cili është motivi politik, që ju pranuat të kandidoni për deputet?

– Rikthehem dhe prish rehatinë personale, pasi kisha një  kontratë e lënë në mes,  jo pak më  brengose,  këtu e 8 vjet të shkuara. Më dukej  sikur i lashë në baltë  mbështetësit e mi,  atëherë kur ata sakrifikuan,  deri në vetëmohim, për kauzën dhe bashkëpunimin tim . Është kjo arsyeja,  që në kulmin e angazhimeve të mia,  unë vura si primare këtë  iniciativë dhe  jam i sigurt se do ta përsëris, ashtu  sikundër 8 vjet më parë.  Dhe motorët tashmë  janë ndezur, me të njëjtin optimizëm dhe besim, sikur në atë fushatë  spektakolare të 2005-s, që ishte një risi jo vetëm për vendin tonë, por pse jo, edhe për rajonin. Ishte ajo fushatë, që nuk pati asnjë gjë të ndryshme nga ajo e binjakëve amerikanë, edhe pse ishte në Shqipëri, apo më tej akoma, në Berat, Skrapar dhe Kuçovë.