Luçiano Boçi: Ku ishin këta akademikë kur presidenti zhdekretoi 30 qershorin?

490
Sigal

Akademia e Shkencave do i drejtohet me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, për të rishqyrtuar edhe një herë dekretin që refuzon emrin e Skënder Gjinushit, në postin e Akademisë së Shkencave.

Nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Akademisë së Shkencave tha se në kohën kur Gjinushi u zgjidh kryetar nuk ka qenë në papajtueshmëri.

Por lidhur me situatën në Akademinë e Shkencave reagon edhe ish deputeti i PD, Luçiano Boçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Boçi pyet akademikët se, pse nuk patën asnjë reagim kur presidenti zhdekretoi 30 qershorin.

“Apo fati i Gjinushit është më i rëndësishëm se fati i votës së lirë dhe i qytetarëve?!”, pyet ish deputeti akademikët.

Reagimi i plotë i Luçiano Boçit:

PYETJE “AKADEMIKE” PËR AKADEMIKËT

Akademikët na i paskan kërkuar Presidentit të rishikojë dekretin e tij për Gjinushin.
Thënë qartë, i kërkojnë “shkencërisht” që ai të zhdekretojë dekretin e rrëzimit të emërimit të tij në krye të Akademisë.
Pra ata mendojnë si elitë pretenduese se Presidenti ka fuqi zhdekretuese mbi dekretet e tij!
Po ku ishin këta akademikë përsëri si elitë, ditën kur Presidenti zhdekretoi 30 Qershorin?!
Pse nuk thanë një fjalë të vetme kompetentente për drejtësinë e vendimit të Presidentit?!
Apo fati i Gjinushit është më i rëndësishëm se fati i votës së lirë dhe i qytetarëve?!!