Luciano Boçi: Kryeministri që urren studentët

1160
Sigal

Ish-deputeti demokrat Luciano Boçi në një shënim në profilin e tij në facebook ka renditur të gjithë mashtrimet që kryeministri Rama i kë bërë studentëve, të cilët po i detyron të largohen nga Shqipëria për shkak të tmerrit që ndjen prej tyre.

‘KRYEMINISTRI QË URREN STUDENTËT

Pas rritjes së mesatares që detyron të rinjtë shqiptarë t’i drejtohen eksodit akademik drejt vendeve të rajonit e drejt Evropës, vjen një tjetër goditje fatale për ëndrrat e tyre nga Rama.

Tarifat e Bachelorit, të cilat miratohen nga qeveria, nuk kanë konsideruar kërkesat e tyre protestuese.

Ato sërish janë të plota dhe penalizuese për familjet e studentëve.

Përgjysmimi ishte një dhelpëri momentale e monumentale, për të zbutur zemërimin që mori përpara qeverinë Rama.

Pakti për Universitetin ishte thjesht një Pakt për Mashtrimin e rradhës.

Edhe Karta e studentit ishte mashtrim, edhe tarifat, edhe kushtet e konvikteve e gjithçka.

Rama nuk mund të quhet Kryeministër më, për mijëra arsye, për mijëra grabitje, për mijëra mashtrime.

Në thelb Rama i urren studentët, sepse ata tronditën themelet e regjimit të tij të votës së vjedhur në bashkëpunim me krimin, të ekonomisë së vjedhur në mënyrë kriminale, të së ardhmes së vjedhur hajdutërisht.

Ai e urren universitetin, urren kërkimin shkencor, urren dijen, si njeriu i palarë që urren ujin.

E vetmja zgjidhje është protesta!!!!

Por tani jo vetëm e studentëve.

Duhet të jetë e tyre, e pedagogëve, kërkuesve shkencorë e qytetarëve solidarë.’