Luçiano Boçi: Donald Lu forcon akuzat kundër qeverisë, përgjegjëse për krimin në vend

483
Duket se “lufta” tashmë vetëm sapo ka nisur. Qeveria e majtë sapo ka filluar punën në terren, por fati nuk është në anën e saj. Akuza të rënda ndaj saj janë hedhur nga Ambasadori Amerikan Donald Lu, ditët e fundit. Janë akuza të cilët gjithkush i ka ditur por askush nuk i është drejtuar me gjuhën e ashpër të përdorur nga amerikanët, kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të tjera në vend si dhe ngritjen e klaneve që drejtojnë vendin. Deklarata e fortë e Donald Lu, u mbështet edhe nga përfaqësues të opozitës. Deputeti Luçiano Boçi deklaroi për gazetën “Telegraf” se përmendja e emrave konkret nga ambasadori Amerikan , janë vënie e gishtit mbi qeverinë, e cila sipas tij bashkëpunon hapur më krimin e organizuar. “Gjuha e ambasadorit Amerikan nga takimi me të rinjtë e Rrëshenit deri sot duket se është “agravuar” së tepërmi përkundrejt qeverisë. Sot ambasadori ka hequr dorë nga lakonizmi tipik dhe semplizmi i zakonshëm dhe ka parashtruar e argumentuar një akuza tepër therëse ndaj qeverisë. Shqipëria është kthyer në qendër të aktivitetit të krimit të organizuar, të trafikut të drogës, armëve e prostitucionit. Ndërkohë përmendja e rasteve e emrave të Shullazit, Berishës e Balilit janë vënie gishti mbi qeverinë për konformizmin e saj dhe madje deri në insinuata për implikimin e saj dhe mungesën e vullnetit për mosndëshkimin e krimit. Të thuash që janë kambana alarmi që bien, më duket fare pak”, deklaroi Boçi
Sigal