Luçiano Boçi: Do të kërkojmë dorëheqjen e ministres Kodheli për shpërthimet në Xibrakë

482
Deputeti i PD për Qarkun e Elbasanit Luçiano Boçi në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se demontimi i predhave në Xibrakë bëhet në një polygon ushtarak të braktisur, që nuk plotëson asnjë kusht sigurie për jetën dhe pronën e banorëve përqak. Sipas deputetit Boçi, përgjegjësia kryesore është e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila deri tani ka heshtur dhe nuk u përgjigjet askujt, për të fshehur përgjegjësinë. Zoti Boçi pohon se opozita do të kërkojë nga ministria e Mbrojtjes analizën, dhe në bazë të kësaj, do të kërkojë edhe dorëheqjen e ministres Kodheli, si përgjegjëse kryesore, pasi nuk merr asnjë masë sigurie për demontimet e armëve që bëhen në poligone të braktisura ushtarake.
Zoti Boçi, cili ishte shkaku i shpërthimeve në Xibrakë?
– Atje pretendohej se ishte një poligon ushtarak, 1,5 km larg nga fshati, buzë Shkumbinit, por nuk kishte rrethim ushtarak, nuk kishte asnjë shenjë ushtarake, që të bënte të dallueshëm se aty ka një poligon ushtarak. Poligoni është rastësor, aq më tepërr që ai polygon nuk të krijojë edhe probleme të faunës së lumit Shkumbin dhe, sipas specialistëve të policisë ushtarake, me të cilët biseduam, poligoni ushtarak djeg mbetjet e barutit të uzinës ushtarake, por procesi i djegies së barutit nuk shkakton eksplozim. Ndërkohë, që para ca ditësh, pati eksplozion, dhe këtu janë hedhur të gjitha dyshimet që ndoshta, mbeturinat e sjellura, të grumbulluara nuk kanë qënë mbetje baruti, por janë sjellë për t’u demontuar edhe predha. Ka edhe një variant tjetër, pasi nuk pati shumë sqarime nga ata që e kanë përgjegjësinë, që mbetjet kanë ardhur nga uzina ushtarake, për t’u demontuar në këtë poligon. Deri tani, nuk është dhënë asnjë sqarim nga ministria e Mbrojtjes, për këtë çështje, dhe në fakt, pas shqetësimeve të banorëve, por edhe të reagimit tonë, të shokut psikologjik që pësuan banorët, të dëmeve të mëdha material që kanë pësuar ata në banesat dhe pronat e tyre, duhej që të kishte një përgjigje publike nga ministria e Mbrojtjes dhe duhej që të ishte mbajtur një qëndrim konkret, për incidentin e rëndë. Madje, me shpërfilljen e deritanishme nga ministria e Mbrojtjes, kërkohet që të minimizohen dëmet, rreziqet. Dëmet janë edhe më gjerë në zonën përreth. Vetëm pushteti lokal deri tani ka filluar të rregjistrojë dëmet. 
Askush tjetër nga ministria e Mbrojtjes, apo uzina ushtarake nuk kanë treguar interesim. 
Sigal

– Demontimin e predhave në atë poligon ushtarak të braktisur i bën uzina ushtarake, që është aty afër?

– Po, uzina e shfrytëzon atë poligon, gjithmonë, sipas specialistëve. Herë pas here ky polygon vihet në punë nga uzina ushtarake për djegien e mbeturinave që dalin nga demontimi i predhave të ndryshëm, por që këto mbeturina baruti i nënshtrohen procesit të djegies, dhe jo procesit të shpërthimit, ndërkohë që ditëne incidentit, e përsëris, procesi ishte shpërthim dhe nuk ishte djegie, pasi djegia nuk shkakton valë goditëse, zhurmë. Edhe kur bëhet procesi i djegies së barotit, ai gjithsesi nuk dueht bërë afër lumenjve, pasi ndot edhe lumin. Unë e kam parë nga afër poligonin e pretenduar nga ushtarakët dhe e them, që poligoni nuk është rrethuar si zonë ushtarake, nuk ka asnjë pengesë. Përfaqësuesit e policisë ushtarake na sqaruan se vetëm në momentet që parashikohen se do të ketë djegie të barutit, atëhere merren masa ndalim-qarkullimi të mjeteve dhe njerëzve. 

– Çfarë ju bëri përshtypje nga kontaktet që patët me banorët e Xibrakës?

– Ajo që më bëri përshtypje ishte që poligoni është shumë afër një biznesi të madh ndërtimi dhe dëmi i parë e valës goditëse të incidentit e ka dëmtuar shumë këtë biznes. Banorët dëshmuan se shpërthime të fuqishme në atë poligon kanë ndodhur edhe herë të tjera, kanë patur dëmtime të pronës së tyre, porn ë përmasa më ta vogla, nga shpërthimi i para disa ditësh. Nga shpërthimi i fundit janë dëmtuar edhe shtëpi, krisje të mëdha në mure. Në fakt, ajo që është edhe më e rëndë, ështs shqetësimi nga shoku që kanë pësuar fëmijet dhe mosha e tretë, dhe pasiguria e tyre, se çmund të ndodh, sërish më vonë. Pikërisht, në këtë element, ministria e Mbrojtjes duhet të kishte reaguar qartë, që t’u japë banorëve një siguri dhe garanci për të ardhmen, që nuk dot ë ndodhin më aksidente të tilla.

– Ju, vetë, si përfaqësues politikë, a erdhët në kontakt me drejtuesit e ministrisë së Mbrojtjes, për t’i shfaqur shqetësimet e banorëve? Po vetë banorët a kanëkomunikuar me ministrinë e Mbrojtjes?

– Nuk kemi kontakt me ministrinë e Mbrojtjes, u përpoqëm, që të kishim kontakt, por nuk morëm nga ata asnjë lloj përgjigje. Siç duket kjo periudhë është koha e pushimeve, ndaj edhe zbarzja e zyrave të shtetit të jetë kudo. Por, është edhe diçka tjetër. Heshtja dhe mospërgjigja nga ministria e Mbrojtjes është edhe pengesa për të mos dhënë përgjigje zyrtare nga titullarët e kësaj ministrie. 

– Por ndaj ankesave të mëparshme të banorëve, për shpërthime të bëra më parë, a ka reaguar ndonjëherë ministria e Mbrojtjes?

– Së pari, ishkomuna nuk ka reaguar asnjëherë ndaj shqetësimeve të banorëve për shpërthimet në poligonin ushtarak nga demontimi i armëve. Banorët pohojnë që asnjëherë askush nga ministria e Mbrojtjes, nga uzina ushtarake nuk ka ardhur që t’i sqarojë për çfarë po ndodh aty. 

– A ka ardhur ndokush që të bëjë inventarizimin e dëmeve në pronën e fshatarëve, të shkaktuar nga shpërthimi i predhave në poligonin ushtarak?

– Ka patur lëvizje nga autoritetet lokale, por në shumë banesa që ne shkuam, ato komisione vlerësimi të dëmieve nuk kanë inventarizuar dëmet përkatëse. Këto komisione shkuan vetëm në shtëpi të caktuara, sipas konceptit, që fshatarët edhe në dëme, janë ca të nënës dhe ca të njerkës.

– Cila është përgjegjësia konkrete e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli?

– Sigurisht, përgjegjësia kryesore është e ministres Kodheli, pasi poligoni ushtarak menaxhohen nga ministria e Mbrojtjes dhe është detyra dhe detyrimi i ministres Kodheli, që në misione të tilla, duhet të marrë jo vetëm masat e sigurisë, por edhe të parashikojë pasveprimet dhe të garantojë qytetarët për jetën dhe pronën e tyre. Këto nuk ka bërë ministrja Kodheli, e cila ende hesht. Është e pafalshme që të bëhet demontimi i armëve në atë vend, që veç poligon ushtarak me siguri të lartë nuk është. 
A do të kërkoni ju si opozitë, dorëheqjen e ministres Kodheli, pikërisht për papërgjegjësitë e kryerjes së detyrës, ku u rrezikuan edhe jeta e banorëve dhe u dëmtuan shtëpitë e tyre? 
– Ne do kërkojmë shpjegimet përkatëse dhe në varësi të këtyre përgjigjeve që do japë ministrja Kodheli, do të kërkojmë edhe dorëheqjen politike të ministres së Mbrojtjes, me qëllim që përgjegjësia të zbardhet. Ne e theksojmë: Përgjegjësia është e plotë e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ne do kërkojmë edhe zgjidhje që banorët të jenë të sigurtë në të ardhmen, se në asnjë poligon ushtarak nuk do të ndodhin shpërthime që mund të rrezikojnë jetët e banorëve e që të dëmtojnë pronën e qytetarëve.