Lubonja: Sulmet ndaj Sorosit, kërkuam armikun e jashtëm si në kohën e Enverit

627
Një tjetër emision tjetër i transmetuar këtë vit ishte edhe debati për ndikimin e Sorosit nëShqipëri. Ja çfarë thonë analistët Lubonja dhe Bushati në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Fatos Lubonja – Kanë të përbashkët, manipulimin e shqiptarëve me të huajt, nërastin e Trump-it. Manipulimi i shqiptarëve me armikun e jashtëm ose të brendshëm, qëdhe kjo vjen nga kultura e kohës së EnverHoxhës. Mendimi im është ky, që Soros me vërtetë bën pjesë tek estabilishmendi, mund tëthemi një gjë që ka pas një lëvizje anti estabilishment në Amerikë, Trump e mëshiroi këtë lëvizje antiestabilishmet dhe në këtëkuptim sulmet ndaj Sorosit, që ishte i lidhur Sorosi me Klintonin, kishin një kuptim nëAmerikë, në Shqipëri ka shumë më pak kuptim, sepse siç thashë problemet janë tonat. E vetmja lidhje mund të jetë kjo qëestabilishmendi Evropian dhe botëror është i lidhur disi me klasën tonë politike… një lëvizje antiestabilishment në Shqipëri mund të godiste si estabilishment por jo si ideologji të Sorosit, aq më pak si një njeri që ka bërë teori konspiracioni duke sjellë këto në pushtet… mendimi im është që Sorosi duhej goditur nëShqipëri si Shoqëri Civile që ka ngritur Sorosi, sepse vetë Sorosi Shqiptarë ka tradhtuarparimet për të cilat, ka luftuar Sorosi dje nëkuptimin e Shoqërisë Civile, konte partin e pushtetit, pra është bërë pjesë e pushtetit…. ky është problemi. Sorosi shqiptarë si Shoqëri Civile është bërë pjesë e stabilishmentit shqiptarë, e pushtetit lidhur me Ramën konkretisht. Kjo do ishte kritika kryesore për një Soros, pra jo Soros pse është kundra Orbanit në Hungari apo kundra Guevskit nëMaqedoni, se mirë ka bërë, por duhet të ishte dhe kundra Edi Ramës në Shqipëri si autoritar,siç janë ato autoritar dhe këtë se ka bërë, përkundrazi, është bërë palë. Se sa ka përgjegjësi Sorosi lart për këtë gjë… kjo duhet parë. Sigurisht ka përgjegjësitë e veta mendoj unë, por nuk është kjo thelbësore. 
Andi Bushati – Sipas meje, që kjo është njëlegjendë, e tregon thjeshtë një fakt i vetëm, qëOpozita shqiptare nuk e ka pasur kurrë kauzëtë saj antisorosizmin. Kanë qenë disa zëra totalisht periferik të pa përfaqësuar, dhe qëopozita i injoronte. Çështja e Soros lindi nëShqipëri pasi Trump fitoi në Amerikë dhe pasi një sërë vendesh të ish-lindjes komuniste qënga Viktor Urbani në Hngari, nga Guevski nëMaqedoni, që nga vëllai i Kazinski në Poloni, ngritën këtë çështje duke parë që do ketë njëpërmbysje të madhe në nivel botëror. Në fakt dhe ne morëm e kopjuam kalk këto teori konseprative, që qarkullonin nga tipa autokrat nëpër Evropë për interes të tyre dhe i adaptuam ose u munduam ti aplikojmë nëShqipëri. Po theksoj dhe njëherë faktin, qëpara fitores së Trump-it, opozita nuk kishte asnjë shqetësim as sorosian e bënë mbas fitores së Trump çdo shqetësim që ajo ngriti pabesueshëm. 
Fatos Lubonja – Mund të lindte, por jo nga Partia Demokratike. Nga një e djathtë tjetër ekstreme që tek ne mungon. Kur flas për një tëdjathtë tjetër ekstreme, nënkupton një tëdjathtë nacionaliste, në njëfarë kuptimi ështëkundër disa politikave të Sorosit, siç janë ato që lidhen me emigracionin, me shoqërinë e hapur, sepse të djathtat nacionaliste janëkonservatore, duan të kthehen te sovraniteti kombëtar dhe ideologjia e Sorosit është e kundërta e kësaj. Ne këtë nuk e kemi. Mund ta kishte Kreshnik Spahiu, por Spahiu nuk ka ndonjë votë popullore… mendoj që nuk lind dot. Ajo që bën Partia Demokratike, qëtradhton një vizion të vetin dhe shkon te Trump apo shkon te antisorosizmi edhe si ideologji, tregon diletantizëm, tregon manipulim të publikut, tregon që ne s’kemi thelluar partitë tona, nuk janë thelluar nëvizionin e tyre për botën që kanë edhe për Shqipërinë.
Andi Bushati – Prapë është pjesë e të njëjtit teatër. Ne e pamë, 10 ditë ka, pak më parë, kur edhe në garën e brendshme të PD-së, rivali për konkurrent, Selami e akuzoi Bashën se unëjap dorëheqje nga gara, se ti nuk ke marrë njëbursë nga Sorosi. Pra në mënyrë tëvazhdueshme, përsëritet e njëjta fabul e pakuptimtë. Në fakt duhet të bëjmë njëdiferencë, sepse ka vende si Hungaria, ku kundërshtarët e Sorosit janë në pushtet dhe po e përdorin përjashtimin e Sorosit nga urbani thjeshtë për të rritur pushtetin e tyre autoritar. Me goditjen e universitetit, që po i bëhet UEQ, me përmbysjen e politikave kundër emigrantëve, për hapjen e dyerve të kufijve. Por në Shqipëri ajo ka ngelur thjeshtë nënivelin e retorikës, dhe thjesht në nivelin e shpëlarjes së trurit të njerëzve. Kështu që lufta nuk mundet, lufta e madhe që zhvillohet nëUashington nuk mund të pikojë aspak nëShqipëri përveç si propagandë. 
Fatos Lubonja – Padyshim, ideologjia e Sorosit është më afër të majtës edhe pse ështëliberale ekonomikisht, por ka në vizionin e zhblokaliste është më afër liberaleve amerikane qe, nuk është e majtë në atëkuptimin evropian të fjalës, mendoj që Sorosi problem më të madh që ka, nuk e ka aty por e ka te mbështetja që i ka dhënë estabilishmentit amerikan. Dmth ka tradhtuar idetë e tij të veta si shoqëri e hapur, në fakt fondacioni i Sorosit e ka të ndaluar të ketë politikanë pjesë të tyre, sepse Shoqëria Civile duhet të jetëkundërshtarët e pushtetit, të shërbejë si çeken ballancë. Në këtë aspekt, mendoj që Sorosi Shqiptarë ka tradhtuar Sorosin në përgjithësi edhe në Amerikë, ka tradhtuar dhe vizionet e tij në mbështetjet që ka dhënë në partitëpolitike të caktuara. Unë kështu e kuptoj. Për partitë politike në Amerikë e kam fjalën.
Andi Bushati – Në qoftë se, Sorosin do ta quajmë të majtë, atëherë nuk do të quajmë tëmajta ato parti që ka mbështetur ai, sepse ka shumë ide sot, edhe në Perëndim që, a mund të quhen demokratët amerikan të majtë a mund të quhen të majtë socialistët francez, qëu shkatërruan pothuajse si parti. Me tepër Sorosi është ajo te shoqëri e hapur…
Fatos Lubonja – Liberal, se nuk është e majtënormalisht. Dmth ishte me Klinton dhe pse ka qenë me Obamën më parë.
Sigal