Luan SHMILLI / Botohet harta e Europës së ardhme, shuhen të gjitha shtetet!

738
Sigal

Italia ndahet në tre rajone. Si do quhen rajonet ku do përfshihen shqiptarët? Ende projekt, por në Shqipëri duket se përçarja ka nisur

Sinjalin e parë për fshirjen e shteteve të sotme europianë, brenda dy-tre vjetëve të ardhshëm, ma dha fillimisht miku im i vjetër, tashmë kryetar i Bashkisë së metropolit në Liguria, Marco Doria. “Është në zhvillim një plan paneuropian për të shpërbërë gjithë shtetet e Europës. Së pari ata të BE-së. Plan ky që vjen si refleks i mospërballimit të krizës. Xhenova, që unë drejtoj, ka dy variante të mundshme. Bashkohemi me Torinon dhe jugun e Francës në një rajon të BE-së. Varanti i dytë, në përbërje të gjithë veriut të Italisë duke përfunduar rajoni në veri të Romës. Austria, Sllovenia, Kroacia, Bosnja, por edhe Venecia (mundet dhe Bolonja) në këtë përbërje rajonale. Natyrisht projekt ende i fshehtë me dijeni të të kryeministrave të gjithë vendeve dhe ndonjë të afërti rreth tyre…”

Natyrisht, nuk kisha si të mos pyesja: “Po Shqipëria?”

“Sigurisht, nuk di hollësira, por një zë thotë se do të ndahet në dy rajone…është top sekret! Burimi im rrjedh nga një kryeministër. Nuk do të isha dakord me këtë projekt sepse shuhen kombet, shprishen gjuhët, kulturat, vdesin historitë!” Kjo ishte bisedë e zhvilluar disa javë më parë. Natyrisht një e dhënë, me një burim që edhe pse i besuar, nuk vendosa ta publikoj në Shqipëri pa u gjetur burimi i dytë… Megjithatë, nuk kanë kaluar pa vëmendje disa të vërteta europiane mbi “Murin e ri të krizës” veri-jug, të ngritur me “shuma parash nga njëra anë dhe mungesa në jug të Europës”. Më tej, konfliktet etnike në shumë vende, brenda dhe jashtë BE-së. Shqipëria jonë në këtë drejtim, siç dihet, është nën kërcënim fqinjësh agresivë. Ajo ka ende popullsi të kontrolluar e administruar nga popuj të tjerë. Më keq, popullsinë e Çamërisë në rajonin e saj jugor të grabitur, të përzënë e të panjohur nga Greqia, vend në BE. Më tej, Kryeministri Berisha ka firmosur një akord që i jep rreth 300 km katror Greqisë, territor detar ku gjenden rezerva të pallogaritshme hidrokarburesh. Akordi është denoncuar nga një specialist i njohur dhe për atdhetari dhe nga opozita duke u bllokuar përfundimisht nga Gjykata Kushtetuese. Greqia njeh akordin me firmë të kryeministrit dhe ka tentuar të dërgojë anije kërkimesh ditët e fundit, por që u pezulluan edhe nga rreziku i goditjeve prej shqiptarëve që demonstruan gatishmëri atdhetare, duke shkuar në jug dhe paralajmëruar palën tjetër e veçanërisht firmën kërkuese norvegjeze për rrezik goditje!… Në veri, serbët ende nuk e njohin Kosovën shtet të lirë, ndërsa kanë provokuar vazhdimisht me banda serbe në veri të lumit Ibër duke goditur edhe forcat ndërkombëtare të paqes. Në Maqedoni situata edhe pse duket e përmirësuar, ka kaluar në faza të vështira dhe përplasëse… Kjo është një pasqyrë që shqiptarët e njohin shumë mirë. Dhe, mbi të gjitha Shqipëria nuk është ende as kandidat në BE dhe për faj të pozitës e opozitës rrezikon edhe këtë vit…

“Ndofta as duhet, ose e bëjnë qëllimisht sepse shpërbërja e shteteve të Europës është në prag. Tre opsione ka Shqipëria. Verioret nën Serbinë, me Malin e Zi, Kosovën, e ndonjë tjetër, Rajon sllav. Pjesa e mbetur me Maqedoninë, Bullgarinë, nën Greqinë… Ose Shqipëria me mundësinë tre, me Turqinë me korridorin e vjetër Osman…”

“Përse nuk mendohet opsioni katër, Ballkani, si dikur, nën Romën “Prefekturë Ilirike?”

“Interesant, por duket nuk doni ju…i rijepni territor Greqisë!” Ka qëlluar në shenjë! Bllokohem! Tashmë edhe plani sekret bëhet i dukshëm. E publikon gazeta me drejtim të djathtë italiane “Corriere della Sera” në suplementin “Sette”, nëntor 2012, nr.45.

 Natyrisht zbulon për vetveten ku do të bëjë pjesë, kombi italian. Shihen qartë projektet. Rajonet italiane shpërbëhen edhe në shtete të tjera, përjashto Romën me gjithë Jugun dhe veriun nëse do të mbetet nën varantin e separatistëve të njohur të Legës së Veriut. Drejtuesi i ri, që zëvendësoi Bosin e djalit që kish marrë diplomë false në një universitet shqiptar, shpall hapur shpërbërjen! Dhe argumenton me fuqinë e “parasë” që ka veriu ndaj Jugut të varfër, duke lënë mundësinë e bashkëpunimit reciprok… Maroni është optimist me këtë fshirje të shtetit italian. Natyrisht nuk ka më komb! Hartat me projektin “sekret”, që dinë kryeministrat tanimë, janë të publikuara për Italinë. Po Shqipëria? Shpërbëhet apo mbetet qendër e popullsive të tjera, si atëherë kur ishte e bashkuar dhe emërtohej nga romakët: “Prefektura Ilirike”, apo do vazhdojë të shpërbëhet sepse kërkon Europa e vjetër dhe liderë shqiptarë të shitur, që duan të shpëtojnë vetveten nga krimet dhe korrupsioni? Nuk ka ndonjë të dhënë ç’mendojnë amerikanët për shqiptarët. Me siguri ata nuk janë dakord të ricopëtohemi. Presidenti i tyre W.Willson, më 1919 ka mbrojtur shqiptarët e prerë padrejtësisht. Hillari Klinton dhe një sinjal të fortë rreziku. Megjithatë, si shihet Berisha nxiton. Dha detin, pruri bashkëpunëtorin e serbëve që dha Shën Naumin… pështjellon datën e çlirimit të Tiranës dhe atë të 28 Nëntorit! Përçan shqiptarët. Pak e kuptojnë, shumë nuk e miratojnë, askush nuk e kundërshton ashpër! Kur shpërbëhet Italia, mendo ç’mund t’i bëhet shqiptarëve që duan të jenë Komb i bashkuar në Ballkan… Italia e publikoi hartën rajonale. Shqipëria me siguri e ka në sirtar të zyrës së kryeministrit. AKZ kur e akuzonte ditë më parë së në sirtar kishte flamurin e Serbisë, ka ngatërruar flamurin me hartën. Është urgjente t’i kërkohet Berishës harta rajonale ku me siguri ka firmosur që shqiptarët të jenë të shpërbërë! Harta mungon ende, por deti në jug flet shumë qartë!…

 

Për “Telegraf” nga Italia