Luan Rama:”Sot krimi i organizuar na shfaqet si krim shtetëror!”

446
Sigal

Nga Luan Rama, Zëvendëskryetar i LSI-së.

Përsëri gazeta gjermane “Bild” na risjell në vëmendje raportet e krimit me politikën, varësinë e qeverisë ndaj krimit dhe autoritetin e krimit mbi qeverinë!
Të tjera përgjime janë bërë të njohura e të tjera prova i janë dhënë publikut. Edhe më shumë do të ketë..
Njësoj si “Zëri i Amerikës” më parë, njësoj si “Birn” e si shumë agjenci të tjera të cilat për Kryeministrin e Shqipërisë janë kazanë, edhe “kazani” Bild nuk i bindet logjikës korruptive të jeniçerëve e kurtizaneve të oborrit kryeministror, të cilët paturpësisht e akuzuan gazetën gjermane si të blerë!
Sepse, për gjithë aq sa është qeveria në fakt, mjerisht logjika e saj nuk shkon përtej blerjes. Ajo percepton vetëm nga blerja tek blerja, askund tjetër!
Ndaj, ata harrojnë se “Zërit të Amerikës”, “Bild-it”, DW-së (Deutsche Welle) e gjithë botës së mediave të lira në hapsirën demokratike euroatllantike, ka vetëm një urdhër që iu imponohet, urdhëri i të vërtetës.
E vërteta shqiptare, fatalisht është e rëndë, është kriminale, është alarmante!
Ata nuk mund të bëjnë sikur nuk e shohin, nuk mund të heshtin, nuk mund të mos e thonë.
Nuk ka asnjë dilemë, nuk ka asnjë ekuivok: krimi i organizuar na shfaqet si krim shtetëror!
Bandat komandojnë qeverinë e qeveria shërben me përulësi ndaj tyre.
Bandat përcaktojnë emrat se kush do të jetë deputeti i tyre në rradhët e qeverisë, dhe qeveria në ortakëri me ta mbush listën siç mbushin kriminelët kutitë e votimit, për të krijuar maxhorancën e tyre, maxhorancën e krimit!
Dhe grupet e krimit të organizuar, ata që mbollën Shqipërinë gjithkund dhe mbuluan edhe Evropën me drogë kanë sot edhe parlamentin e tyre, kanë qeverinë e tyre! Kanë edhe prokurorinë, kanë edhe gjykatat e tyre!
Ndaj sot krimi i organizuar na shfaqet si krim shtetëror!
Sepse në fakt është bërë krim shtetëro