Luan Rama: Vetingu në Polici nismë e rëndësishme, ndryshe nga “Policia që duam” e Tahirit

567
Zëvendës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka përshëndetur nismën ligjore që u miratua dje në Kuvend për filtrmin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit.
Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Rama thekson se vetingu në polici është një nismë ndryshe nga ajo që shpalosi ish-ministri Saimir Tahiri “për policinë që duam”, që siç thotë deputeti i LSI-së, disa drejtues e shndërruan atë në polici të krimit e korrupsionit.
Komenti i plotë i Luan Ramës
Vetingu për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, nismë e rëndësishme, për të krijuar policinë e ligjit, ndryshe prej policisë që nën moton “Policia që duam”, disa drejtues të saj e shndërruan atë në polici të krimi e korrupsioni; për të krijuar policinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ndryshe prej policisë së drejtorëve në kërkim që e bënë atë polici të plantacioneve të kanabisit; për të krijuar policinë e re të Shqipërisë Europiane, ndryshe prej policisë që e urdhëruan të mbushte kapelet me vota të vjedhura!
Të gjithë bashkë për t’a bërë policinë, Polici të Shtetit, përmes një procesi vetingu ligjor, institucional dhe transparent!
Sigal