Luan Rama, uron PS-në në 26 –vjetorin e themelimit: Rilindja e tepsisë nuk mund t’i tjetërsojë vlerat

686
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka uruar Partinë Socialiste në 26-vjetorin e themelimit të saj. Në fjalën e tij të shkurtër Luan Rama thotë se vlerat e kësaj partie nuk mund të tjetërsohen nga Rilindja e tepsisë. Në këtë ditë Luan Rama nuk lë pa thumbuar edhe kreun e Rilindjes, për të cilin thotë se ai nuk mund t’i mohojë vlerat PS-së duke ndryshuar simbolet apo edhe ngjyrën e flamurit. 

“Mirënjohje e nderim për socialistët shqiptarë dhe partinë Socialiste të Shqipërisë, në ditën e themelimit të kësaj kështjelle, të qëndresës së heroizmit, që ka meritën historike të ringritjes së shtetit pas rrënimit total që shkaktoi regjimi i Sali Berishës më 1996 dhe 1997 dhe që e bëri Shqipërinë aleate të NATO-s, në Luftën për çlirimin e Kosovës. Vlera të cilat Rilindja e tepsisë, as nuk mund t’i tjetërsojë dhe as nuk mund t’i mohojë duke ndërruar ngjyrën e flamurit apo simbolet e Partisë Socialiste”, -shkruan Luan Rama. 
Sigal