Luan Rama: Skandal, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!

697
Sigal

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka denoncuar ditën e sotme sërish skandalin me përdorimin e flamurit me shqiponjë të bardhë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Rama e quan këtë një akt skandaloz, të turpshëm dhe një fyerje të rëndë ndaj simboleve kombëtare, duke e cilësuar si një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjit.

Më poshtë postimi i plotë i Zëvendëskryetarit të LSI-së

Skandal: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!

E kam denoncuar edhe më parë, e denoncova sërish në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve dhe ministrave të qeverisë, por askush nuk reagoi!
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!
Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit!