Luan Rama sfidon Ramën: Jap dorëheqjen si deputet nëse…

498
Deputeti i LSI, Luan Rama sfidojë Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se do lagohej si deputet i kuvendit të shqiëprisë nëse DASH nuk e ka përkeqësuar vlerësimin e vendit tonë sa i takon krimit, drogës e prostitucionit, duke e krahasuar me atë të vitit 2016

Replika e Deputetit të LSI-së, Luan Rama në Kuvend.

I nderuarZ.Kryeminstër
Patët mirësinë të më referoheshit, po ju dëgjoja me shumë vëmendje, dhe me që ju paska bërë kaq shumë përshtypje që unë dje thashë apo lexova se çfarë ka thënë Departamenti Amerikan i Shtetit për ju dhe qeverinë tuaj, më lejoni tu bëj një sfidë. Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2016, që i referohet vitit 2015 për Shqipërinë thuhet: Shqipëria nuk figuron e listuar dhe verifikuar në vendet për pastrimin e parave. Ndërkaq kam thënë në këtë parlament dhe në këtë foltore 1 vit më parë, atë çfarë thoshte në atë kohë Departamenti Amerikan i Shtetit pra në 2017 për 2016 dhe thotë shprehimisht apo tekstualisht këtë që po citoj: Shqipëria figuron në vendet problematike për pastrimin e parave. Ndërkohënë raportin e këtij viti të publikuar pak javëmëparëqë i referohet vitit 2017, thuhet tekstualisht kështu: Shqipëria mbetet rrezik i madh për shkak të pastrimit të parave të pista. Kjo për shkak të korrupsioni të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta dhe qeveritare.Nëse nuk ështëkështunë raportin e DASH unë iki nga ky Parlament zoti Kryeministër. Më provoni të kundërtën e kësajqëthashëqëështëqëndrimi zyrtar iDASHpërqeverinë tuaj zoti kryeministër”,
Sigal