Luan Rama reagon për rastin Tahiri: Prova e Kuvendit, me ligin apo me krimin?!

502
Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama reagon pas vendimit të dyzuar të Komisionit të Mandateve për rastin e ish- ministrit Saimir Tahiri.
Rama shkruan se tashmë Kuvendi është përballë provës të dëshmojë nëse është me ligjin apo me krimin e organizuar.
“Shteti përballë grupit të strukturuar kriminal,
Ligji përballë krimit të organizuar!
Kuvendi përballë provës:
në anën e ligjit apo me krimin e organizuar;
në mbrojtje të shtetit apo në shërbim të grupit të strukturuar kriminal;
për reformën nē drejtësi apo për pandëshkueshmërinë?…”, shkruan ai.
Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Mandateve dhe Imunitetit nuk u gjet gjuha e përbashkët për kërkesën e prokuorisë rreth mandatit të Saimir Tahirit.
Opozita me 5 anëtarët e saj votoi pro heqjes së imunitetit, ndërsa mazhoranca pretendon se prokuroria nuk ka prova për arrestimin e tij.
Në sancën e ditës së mërkurë vendoset për fatin e ish- ministrit të Brendshëm.
Sigal