Luan Rama: Qeveria të pranojë dështimin me drogën, të reagojmë fort

480
LSI-ja, anëtare e koalicionit qeverisës, i ka kërkuar pjesës tjetër të qeverisë Rama të reagojë me forcë kundër fenomenit të kanabizimit të vendit duke kërkuar “angazhim konkret” në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama, dha një deklaratë të posaçme për këtë fenomen para medias, duke lënë të kuptohej se qeveria e drejtuar nga Rama kishte dështuar në misionin për ta ndaluar bimën narkotike: “…Në mënyrë që Shqipëria të mos bëjë me spektakle me policë që çohen për të korrur kanabis apo bimë të tjera narkotike” tha ai shprehimisht e duke shtuar edhe se “që 2017-a të mos i ngjajë 2016-ës.”

JA Ç’THA LUAN RAMA SOT DUKE CITUAR RAPORTIN E DASH:
Ky konstatim, ky shqetësim kërkon menjëhërë një reagim konkret, të përgjegjshëm të të gjitha institucioneve ligjzbatuesve dhe të gjitha institucioneve shtetërore

LSI-ja ka qenë e vendosur dhe ka apeluar për rëndësinë që ka lufta pa asnjë ekuivok ndaj çdokujt që ekziston i implikuar në trafikimin apo kultivimin e kanabisit. Është e rëndësishme të dëshmojmë angazhim konkret, në mënyrë që Shqipëria të mos bëjë me spektakle me policë që çohen për të korrur kanabis apo bimë të tjera narkotike. Shteti e ka për detyrë ta luftojë këtë.

Ndaj nga selia e LSI-së i bëj thirrje institcioneve përgjegjëse të reagojnë menjëherë e jo me fraza, demagogji apo akuza, për t’iu përgjigjur shqetësimit konkret të DASH-it, të Antimafias italiane apo institucioneve të tjera partnere për kultivimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria.

Pyetje: Z. Rama, ju flisni për spektakël në qeverinë ku ju jeni anëtarë koalicioni?
Më lejoni të theksoj se përsa i përket kanabizimit të vendit dhe luftës për ta parandaluar dhe goditur këtë fenomen, qëndrimi I LSI ka qenë institucional, politik, qytetar, inkurajues dhe mbështetës për të gjitha organet e zbatimit të ligjit dhe ndaj jam sot këtu për të kërkuar publikisht këtë gjë që ne e kemi si detyrim ligjor ndaj faktorëve ndërkombëtarëve

Fakti që Shqipëria u evidentua si vend i kanabizuar apo raporti i DASH e evidenton si vend kryesor për trafikimin e kanabisit atëherë reagimi duhet të jetë që tani dhe kur them “institucionet përgjegjëse” e kam fjalën në radhë të parë për qeverinë shqiptare.

Vë në dukje edhe se LSI dhe Ilir Meta nuk ka ndërhyrë për të bërë emërime ato janë eskluzivitet i Kryeministrit. Ne kemi bërë ndryshime në përfaqësimin tonë në qeveri, jemi shumë parimorë dhe luajalë në qeverisje dhe për ato ministri që drejtojmë dhe kjo na bën luajalë dhe nuk na bën të ndalojmë.

Ndaj duhet reaguar që sot, që tani, që t’i përgjigjemi DASH-it, me qëllim që 2017-a të mos jetë një kopje e 2016-ës përsa i përket lëndëve narkotike

Përsa kohë ne respektojmë tagrat kushtetuese, edhe ndryshimet janë tagër kushtetuese e Kryeministrit dhe ne respektojmë zgjedhjet që Rama ka bërë.

Ne jemi gati të bëjmë çdo gjë ligjore dhe politike institucionale për ta garantuar zhdukjen e njollës së implikimit të zgjedhjeve të lira dhe ndërshme të zgjedhjeve në shqipëri.

Ne nuk kemi alikuar në asnjë rast e me askën gjuhën e ultimatumeve që të shftëzytëzojmë dialogun dhe për të bërë të mundur zgjidhjen.

Ultimatumet që të kalojnë mbi trupin e këtij apo tij nuk janë pjesë e sjelljes sonë politike dhe nuk preferoj t’i komentoj.”
Sigal