Luan Rama: Protesta deri sa Rama të kuptojë që vetëm dorëheqja i hap rrugën dialogut

427
Sigal

Luan Rama, zëvendëskryetari i LSI gjendet ndër protestuesve që po kalojnë në pedonalen përballë Ministrisë së Brendshme. I lagur, por i qartë në domethënien e marshimit të sotëm.

Por sa do të vijohet? “Do të vazhdojë revolta, protesta, dhe marshimi deri sa mazhoranca dhe kryeministri të kuptojë që jo sarkazma, por vetëm reflektimi dhe dorëheqja janë shtegu që do t’i hapë rrugë dialogut politik, në mënyrë që të rikthehet legjitimiteti i zgjedhjeve në Shqipëri”.

Faktin që kryeministri nuk duket i lëkundur në qëndrimin e tij, ai e komenton që “nuk ka në historinë e politikës botërorë asnjë rast, edhe për diktatorë shumë të fuqishëm, që ata nuk i janë nënshtruar revoltës qytetare. Me këtë marshim po i japim një shans kryeministrit që të kuptojë që rruga e arsyes është ajo në të cilën duhet të kalojë zgjidhja politike”.