Luan Rama: Prokuroria të veprojë. Kryeministri të mos bëjë hetime private

599
Sigal

I ftuar në “Të Paekspozuarit”, deputeti i LSI, Luan Rama, deklaroi se kryeministri ka tejkaluar kompetencat duke kërkuar analizimin e përgjimit për vëllanë e ministrit, para prokurorisë.

“Unë kam qenë Ministër i Mbrojtjes në atë kohë kurka dal ky problem dhe është e vërtetë që Xhafaj në atë kohë ka kërkuar dorheqjen te Majko. Por sot nuk kemi një ngjarje që lindi dje, ka një background ngjarja, elementët konkretë pastaj janë dokumentet e vendimit në Itali. Këtu bëhet fjalë për emra konkurrentë që janë të vërtetë dhe vijmë te intervista apo përgjimi që ka dal. Duhet të ndërhyjë prokuroria, e cila edhe në një shtet anormal si ky i yni prokuroria duhet të ishte investuar që në momentin e parë që doli vendimi i gjykatës për Agron Xhafajn. D.m.th prokuroria sekuestron përgjimin, intervistën me gazetarin etj”,- tha Luan Rama.

Luan Rama për edi Ramën: Me çfare autoriteti ligjor kryeministri e ka bërë këtë iniciative, pra që i është drejtuar një agjencie për audiopërgjimin? Cila është agjencia që i është drejtuar ai? Cila është agiencia që e ka sjellë kaq shpejt përgjigjen për kryeministrin? ky është qëndrim i lajthitur, – tha Luan Rama.