Luan Rama: Prokurorët e zgjedhur nga PS të tërhiqen nga kandidimi nëse…

131
Situata në kuvend dhe jashtë saj është e acaruar. Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, i bën thirrje prokurorëve të përzgjedhur nga PS-ja që të tërhiqen nga kandidimit, “nëse nuk janë pjesë e skenarit politik për kapjen e prokurorisë!”.
Në një status në Facebook, Rama shkruan se PS ka zgjedhur të shkelë Kushtetutën por prokurorët e zgjedhur e kanë një shans që të mos bëhen pjesë e krizës politike.
Shkrimi i plot
Prokurorët e zgjedhur nga PS të tërhiqen nga kandidimi nëse nuk janë pjesë e skenarit politik për kapjen e Prokurorisë!
Meqë PS ka zgjedhur të shkelë Kushtetutën me arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e vet kriminale, me synimin që të kapë politikisht Prokurorinë, tre prokurorët e zgjedhur nga gjysmëkomisioni i ligjeve, kanë një shans që të mos bëhen pjesë e krizës politike: të tërhiqen nga kandidimi e të mos pranojnë të emërohen në mënyrë antikushtetuese!

Dinjiteti qytetar, integriteti profesional dhe detyrimi për të respektuar Kushtetutën, duhet t’i dominojē dhe t’i udhëheqë që të dëshmojnë se nuk janë pjesë e lojës politike për të kapur Prokurorinë!