Luan Rama: Prioritet absolut, përfundimi në kohë i reformës zgjedhore

45

Sekretari i Përgjithshëm
i LSI kërkon më shumë përgjegjësi nga qeverisja aktuale

Sekretari i
Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama në një dalje për mediat thekson se fokusi
maksimal i qeverisë duhet të jetë reforma zgjedhore. “Nuk preferoj të merrem as
me batuta dhe as me mistrecllëqe batutash. Është e rëndësishme që në mënyrë të
veçantë maxhoranca po në mënyrë më specifike qeveria të jetë e përqëndruar dhe
e fokusuar maksimalisht tek përmbushja e detyrimeve dhe reformave të mëdha në
të cilat është përfshirë vendi. Në këtë moment është shumë e rëndësishme
realizimi me seriozitet dhe përkushtim i reformës zgjedhore, një prioritet nga
i cili nuk mund të ikim. Ajo që është thelbi i këtij procesi është realizimi i
reformave ekonomike për të sjellë produkt në cilësinë e jetës dhe mirëqrnien e
qytetarëve”, tha Rama.

Proncimi i plotë
i Luan Ramës për mediat

Një ditë më parë
Kryeministri bëri një deklaratë ku theksoi se varet në dorën e LSI-së
koalicioni i vitit2017, madje ai përdori edhe togfjalëshin “rimartesë me
PD-në”. Cili do tëjetë qëndrimi juaj edhe pse është herë ndoshta për të
folur?                     

Me gjithë
respektin që kam për vëmendjen dhe punën që ju bëni edhe si ish-koleg me ju,
nuk jam këtu dhe nuk do të merrem as me batuta dhe as memistreqllëqe
batutash.Është e rëndësishme që në mënyrë të veçantë mazhoranca, por në mënyrë
mëspecifike   qeveria,   të  
jetë   e   përqendruar  
dhe   e   fokusuar  
maksimalisht   te përmbushja e
detyrimeve dhe reformave të mëdha, në të cilat është përfshirëvendi, në mënyrë
të veçantë do të theksoj se në këtë moment është shumë erëndësishme realizimi
me seriozitet dhe me përkushtim i reformës zgjedhore. Është gjithashtu një
prioritet nga i cili nuk mund të  ikim,
por duhet të jemi të fokusuar  
maksimalisht,   lufta   kundër  
krimit   e   në  
mënyrë   të   veçantë  
luftakundër trafikut të drogës. Dhe gjithashtu ajo çfarë është në fund të
fundit thelbi i gjithë këtij procesi, është realizimi i reformave ekonomike për
të sjellë produkt në cilësinë e jetës dhe në mirëqenien e qytetarëve duke e
vlerësuar maksimalisht partneritetinserioz me FMN-në.

Meqë përmendët reformën zgjedhore, a vazhdon LSI-ja
të ketë propozimine saj për listat e hapura?

Ka patur edhe
parti të tjera të vogla që i janëbashkuar po kësaj nisme…Ne kemi
përfaqësuesin tonë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore,dhe  gjithë  
qëndrimin  tonë,  gjithë 
kontributin  tonë   pozitiv,  
konstruktiv   dhe efikas  ne  do
ta japim në këtë komision  dhe në Kuvend
kur të vijë për  tëdiskutuar drafti para
se sa të kalojë procedura e miratimit tërësor në Kuvend.

Çfarë mendoni se do të bëhet me   ligjin 
për   mbetjet pasi  Presidenti 
i Republikës e ktheu për rishqyrtim në Kuvend?

Do ta vlerësojmë
me shumë seriozitet dhe maksimalisht duke respektuar tëgjitha ndjeshmëritë dhe
mbi çdo ndjeshmëri duke respektuar interesin publikdhe interesin e vendit.

Kur do të votohet?

Kur të vijë në Kuvend do
ta shqyrtojmë dhe do ta votojmë në Kuvend.