Luan Rama: Polici e ligjit, jo polici të krimit e korrupsionit

623
Deputetët e Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishin kryesisht dakord në parim me projektligjin për vetingun e policisë. Gjithashtu, deputeti i LSI dhe ish-ministri i Rendit Publik, Luan Rama, ka vlerësuar kalimin në veting të punonjësve të policisë. Ai e cilësoi nismën të rëndësishme për të krijuar policinë e ligjit, ndryshe prej policisë që nën moton “Policia që duam”, disa drejtues të saj e shndërruan atë në polici të krimit e korrupsionit. “Vetingu për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, nismë e rëndësishme, për të krijuar policinë e ligjit, ndryshe prej policisë që nën moton “Policia që duam”, disa drejtues të saj e shndërruan atë në polici të krimit e korrupsioni; për të krijuar policinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ndryshe prej policisë së drejtorëve në kërkim që e bënë atë polici të plantacioneve të kanabisit; për të krijuar policinë e re të Shqipërisë Evropiane, ndryshe prej policisë që e urdhëruan të mbushte kapelet me vota të vjedhura! Të gjithë bashkë për ta bërë policinë, Polici të Shtetit, përmes një procesi vetingu ligjor, institucional dhe transparent!”, u shpreh Rama edhe në një koment pak ditë më parë.
Sigal