Luan Rama: Përgjimet janë dëshmi të krimit shtetëror

147

Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së se situata ku ndodhet Shqipëria është alarmante dhe se përgjimet e publikuara sot dëshmojnë krimin shtetëror.

Luan Rama ka thënë gjithashtu se është skandaloze që Policia e Shtetit është përdorur si grup kriminal në fushatë dhe se mosveprimi i Prokurorisë është një akt skandaloz i bashkëpunimit në krimin zgjedhor.