Luan Rama: PD përpjekje për blerje votash në Vorë, ftoj vëzhguesit ndërkombëtarë

446
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, përshëndeti sot procedimin penal ndaj kryetarit të bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili. Në një konferencë për shtyp, Rama theksoi se “në emër të LSI-së të inkurajoj veprimin ligjor të forcave të policisë, organeve të prokurorisë dhe të gjithë sistemit të organeve të drejtësisë, të cilët duhet të zbatojnë më rreptësi lgigjin të veprojnë të pandikuar nga asnjë presion politik apo nga lobimet të tjera të qarqeve të lidhura nga kandidatët në garë, por me transparencë dhe ligjshmëri të hetojnë këtë rast dhe çdo rast tjetër që ka të bëjë me këtë shfaqje të korrupsionit elektoral”.
“Në emër të LSI kam bërë edhe një ftesë zyrtare për të gjithë misionet vëzhguese, në mënyrë të veçantë për misionin e OSBE-ODHIR, por do t’ia dërgoj këtë fetsë edhe përfaqësuesve të tjerë të trupit diplomatik në Tiranë , të ambasadës së SHBA-së, të vendeve të BE-së dhe ambasadave të tjera , të cilat i ftoj të jenë të pranishme në Bashkinë e Vorës, nga sot deri në realizimin e zgjedhjeve sepse kjo jave që është edhe java e fundit e do të karakterizohet , sipas informacioneve që ne kemi nga qyetetarët nga tendenca për përpjekje të tjera të kandidatit të PD-së , për të blerë dhe korruptuar votuesit. Në vazhdën e bashkëpunimit me qytetarët falenderoj të gjithë ata qytetarë të Vorës që me shumë seriozitet , ndershmëri po bashkëpunojnë duke denoncuar në organet e zbatimit të ligjit përpjekje të tilla të korrupsionit elektoral”, nënvizoi Rama.
Ai shtoi se po sot i kam dërguar Prokurorisë së Tiranës për një kallëzim për ndjekje penale për noterin Shaban Gjoka , i cili është i implikuar pas qindra dëshimive që ne kemi në kryerjen e aktit kriminal të falsifikimit të votës, pasi ky është strumbullari që është marrë me aktin noterial, me plotësimin e dokumentacionit, si dhe sipas dëshimeve të transmetuara nga mediat ka paguar qytetarët të prnaojnë kontrata qiraje me banorë fiktivë që praktikisht nuk janë aktualisht në bashkinë e Vorës , vetëm e vetëm që të jenë në dispozicion për zgjedhjet e 21 qershorit.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Rama u shpreh se “shumë e rëndësishme që e gjithë kjo fazë të karakterizohet nga korrektesa dhe luajaliteti, nga qytetaria në procesin zgjedhor pasi per LSI është shumë i rëndësishëm standardi i zgjedhjeve , është e rëndësishme korrektesa dhe pastëria e procesit dhe lenia e qyetarëve të gjykojnë dhe të vendosin me vetëdijen e tyre të pandikuar nga presioni apo nga përpjekjet korruptive që synojnë falsifikimin e votes. LSI do të vazhdojë të jetë e vendosur për të denoncuar çdo përpjekje per t’iu drejtuar rrugës ligjore, përballë rrugës së shpifjeve , fyerjeve dhe të falsifikimit e manipulimit që kanë zgjedhur kundërshtarët tanë politikë , për Shqipqrinë e 2015, për Shqipërinë anëtarë të NATO-s, kandidate për në BE, për Shqipërinë europiane që aspirojmë të gjithë qytetarët e këtij vendi është jo vetëm e patolerueshme, por edhe e dënueshme. Jam i bindur qyetarët nuk do ta pranojnë më modelin e zgjedhjeve të 1996 ashtu siç nuk do të pranojnë por do të refuzojnë ndëshkojnë me votë për të çbërë njëherë ë përgjithmonë modelin e miellit, të trafikimit e korrupsionit elektoral”, përfundoi Rama.
Sigal