Luan Rama: Nuk mund të ketë reformë zgjedhore, duke iu kundërvënë kushteve të Gjermanisë!

562
Sigal

Nga Luan Rama:

Vendimi i Këshillit Europian që nuk miratoi çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe kushtet e vëna nga Gjermania, imponojnë për qeverinë në rradhë të parë e mandej edhe për gjithë klasën politike në vend, reflektim të menjëhershēm dhe përgjegjshmëri maksimale, për të bërë të mundur një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe që të garantojë të drejtën, që edhe qytetarët shqiptarë, si ata në të gjitha vendet demokratike, më në fund të mund të zgjedhin të lirë dhe me vullnetin e tyre sovran, për t’i rikthyer vendit parlamentin pluralist dhe legjitimitetin e institucioneve që burojnë prej tij.

Mirëpo, kasta kriminale e pushtetit që është produkt i zgjedhjeve të kriminalizuara e të vjedhura nga bandat e krimit, në kundërvēnie të plotë me rekomandimet e Bundestagut gjerman, po përpiqet përmes makinacionesh të shumtë (një prej të cilëve është edhe projekti më i fundit i Edi Ramës për të zëvendësuar komisionerët partiakë me partiakët e administratës publike), që të konvertojë bandat e vjedhësve të votave siç ështē dokumentuar me dosjet 339 në Durrës dhe 184 në Dibër, duke i emëruar ata komisionerë të zgjedhjeve.

Banditët e zgjedhjeve e vëllezërit e tyre drejtorë në adminstratën publike, kriminelët e drogës dhe kushërinjtë e tyre deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarët e bashkive të votimeve të paligjshme të 30 qershorit që po ikin njëri pas tjetrit, pasi kanē plotësuar të vetmin kusht që iu është kërkuar nga klani politik që i kandidoi; ai i prejardhjes nga bota e krimit dhe mentorët e tyre politikë, nuk mund të jenë partnerë pēr tē përmbushur kushtet e vëna nga Gjermania dhe për të plotësuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Reforma zgjedhore duhet të nisë me dënimin e tyre.
Në të kundërt, nuk mund të ketë reformë zgjedhore, duke iu kundërvënë kushteve të vëna nga Gjermania.