Luan Rama në takimin me strukturat e partisë të qarkut Shkodër: LSI, model qytetarie dhe bashkëpunimi

408
Luan Rama: LSI në Shkodër, model qytetarie dhe bashkëpunimi
Luan Rama: LSI dimensioni qytetar i politikës shqiptare
Luan Rama: LSI i respekton, nuk i prish marrëveshjet
Luan Rama: LSI model i bashkëpunimi dhe konsensusit
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me strukturat e partisë të qarkut Shkodër.
Të pranishëm në këtë takim ishin Nënkryetari i LSI-së, z. Luan Rama si edhe deputetët e LSI-së, z. Agron Çela dhe z. Ylli Shehu.
Nënkryetari i LSI-së, z Luan Rama, në fjalën e tij përpara anëtarëve të strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim theksoi se LSI-ja është një parti që pasqyron dimensionin qytetar të politikës shqiptare. 
Sipas z. Rama, Lëvizja Socialiste për Integrim është modeli i qytetarisë e bashkëpunimit që dëshmon dimensionin qytetar të politikës. 
“Lëvizja Socialiste për Integrim është modeli i qytetarisë dhe i bashkëpunimit. Kjo pasi Lëvizja Socialiste për Integrim dëshmon dimensionin qytetar të politikës shqiptare”, – tha z. Rama. 
Krahas kësaj, nënkryetari i LSI-së, z. Luan Rama u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim i respekton marrëveshjet dhe është modeli i konsensusit.
“Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike e cila i respekton marrëveshjet dhe nuk i prish ato. Ne jemi forca politike e cila është modeli i bashkëpunimit dhe i konsensusit”, – tha ndër të tjera Nënkryetari i LSI-së, z. Luan Rama gjatë takimit. 
Sigal