Luan Rama në Shkodër : Rritja e LSI-së, dëshmi e solidaritetit qytetar

522
Sigal

 

 

Lëvizja Socialiste për Integrim e Shkodrës ka organizuar një ceremoni
festive në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Nënkryetari i LSI-së, Luan
Rama, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se rritja e LSI-së është dëshmi
e solidaritetit qytetar. Z. Rama theksoi se LSI në Shkodër do të jetë referencë
e vlerave qytetare dhe se LSI ka detyrimin të udhëheqë integrimin europian të
vendit.

“Rritja e LSI-së është një dëshmi e solidaritetit qytetar. Lëvizja
Socialiste për Integrim është një parti e solidaritetit njerëzor. LSI në
Shkodër do të jetë referencë e vlerave qytetare. LSI-ja ka detyrimin të
udhëheqë integrimin europian të vendit”, – tha ndër të tjera Nënkryetari i
LSI-së, gjatë fjalës së tij përshëndetëse në këtë aktivitet.