Luan Rama: Në 2018-n do i shpallim luftë krimit të organizuar

533
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI për protestën e organizuar nga opozita në 27 janar. Ai tha se në 27 janar, opozita dhe LSI-ja do sjellin, jo vetëm revoltën e qytetarëve, por edhe shqetësimin e tyre për varfërinë dhe krimin. Ai tha se LSI-ja do ushtrojë presion ndaj qeverisë për integrimin e vendit, zbatimin e reformës në drejtësi dhe atë zgjedhore. “Në 27 janar do sjellim revoltën dhe shqetësimin qytetar me qëllim që viti 2018 të jetë viti i luftës së vendosur kundër krimit shtetëror dhe kundër varfërisë. LSI dhe grupi parlamentar është në të njëjtën linjë duke evidentuar integrimin evropian dhe ne do kontribuojmë për këtë proces. LSI-ja do vazhdojë të rrisë presionin e papërgjegjshmërisë së qeverisë. LSI-ja do ushtrojë angazhimin dhe presionin mbi mazhorncën për të realizuar reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore”- tha Luan Rama. Mes të tjerash Rama theksoi se vija e demarkacionit mes opozitës dhe të tjerëve është integrimi dhe reforma në drejtësi. “Kjo do të tregojë se kush i do qytetarët dhe kush është kundër reformës në drejtësi dhe kundër kësaj reforme. Vija e demarkacionit midis nesh dhe të tjerëve është integrimi evropian, reforma në drejtësi, interesi kombëtar i shqiptarëve”, përfundoi Luan Rama.
Sigal