Luan Rama: “Mbajtja në burg e kuksianëve është krim shtetëror”

545
Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama vijon denoncimin për burgosjen e kuksianëve gjatë protestës në rrugën e Kombit. Ai flet për një krim shtetëror të kryer nga policia, prokuroria dhe gjykata. Kjo pasi kuksianët janë ndaluar nga policia rreth orës 2 dhe 3 pas mesnate, ndërkohë që në gjykatë janë paraqitur urdhër ndalime që mbajnë orën 10 ose 11 të ditës në vijim, pra 7-8 orë më vonë nga koha e ndalimit të tyre nga policia. Deputeti i LSI-së Luan Rama thekson: “Policia, prokuroria dhe gjykata kanë kryer një krim shtetëror me mbajtjen në burg të 11 kuksianëve të pafajshëm, protestues në “Rrugën e Kombit”. Sepse e gjithë veprimtaria e tyre është kryer në kundërshtim me kërkesat që parashikon Kodi i Procedurës Penale! Titullarë dhe përfaqësues të këtyre institucioneve, në bashkëpunim, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare dhe kanë shpërdoruar detyrën! Pas dëshmive të qindra qytetarëve kuksianë, pas provave shkresore e së fundmi, edhe pas provave filmike, provohet katërcipërisht e pa asnjë ekuivok se jemi përpara një krimi shtetëror të organizuar e të realizuar në bashkëpunim. Qytetarët e pafajshëm kuksianë janë ndaluar nga policia rreth orës 2 dhe 3 pas mesnate, ndërkohë që në gjykatë janë paraqitur urdhër ndalime që mbajnë orën 10 ose 11 të ditës në vijim, pra 7-8 orë më vonë nga koha e ndalimit të tyre nga policia. Një precedent i rrezikshëm, një akt unikal e i pashembullt, për të cilin përgjegjësia kryesore bie mbi Prokuroren e Përgjithshme, e cila edhe vetë është gjithashtu në kushtet e kryerjes së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. Është shkelur Kushtetuta, janë shkelur Konventat Ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë, janë shkelur ligjet e shtetit, janë shkelur dhe dhunuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut! 11 qytetarë të pafajshëm kuksianë mbahen padrejtësisht në burg! Kur shteti kryen krim, është detyrë e popullit të bëjë drejtësi!
Sigal