Luan Rama: Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër!

560
Deputetit i LSI-së Luan Rama ka reaguar ditën e sotme ndaj gjuhës së ashpër të përdorur nga ana kryeministrit për protestuesit, të cilët i etiketoi si vandalë.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama thotë se Kryeministri i përfshirë prej paranojës e frikës, vazhdon të fyejë e provokojë banorët e Lumës, Hasit, Prizrenit e Malësisë së Gjakovës, duke i etiketuar ata malokë e vandal.
Ai i kërkon Kryeministrit që t’ju kërkojë falje për etiketimet fyese që ke përdorur ndaj tyre, ndërsa shton se kuksianët nuk janë burra që tremben.
“Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër! Në vend të një analize realiste e gjakftohtë për protestën qytetare në rrugën e kombit dhe aktet e dhunës që e provokuan atë, Kryeministri i përfshirë prej paranojës e frikës, vazhdon të fyejë e provokojë banorët e Lumës, Hasit, Prizrenit e Malësisë së Gjakovës, duke i etiketuar ata malokë e vandalë!
E për më keq akoma, përpiqet t’i terrorizojë e kërcënojë, madje edhe në një ditë të shenjtë, duke shkelur mbi nje kod të lashtë sa vetë jeta, sepse në ditë të tilla as hasmi nuk preket!
Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër! Ata janë qytetarë të vendit ku je Kryeministër; janë me njëmijë halle që qeverisja jote jua ka berë edhe mē të rënda e të padurueshme!
Ndaj duhet t’ju kërkosh falje për etiketimet fyese që ke përdorur ndaj tyre!
Duhet t’ju kërkosh falje për kërcënimet dhe për klonin që kërkon të vesh për t’i ndarë kuksianët, tropojanët, hasjanët e kosovarët nga pjesa tjetër e atdheut! Në të kundër e gjithë përgjegjësia është vetëm e jotja!
Se ata janë atje ku “flet Gjallica me dy Drinat, Luma gjithmon’ i ka dasht’ trimat”; Se ata janë “bijt’ e Lumës që hiç s’kan’ dert, nga një luftë e bajn’ për vjet”, shkruan Rama.
23 të arrestuar është bilanci i protestës së djeshme në rrugën e kombit, kundër tarifës së lartë, ku për të kaluar në këtë rrugë duhet të paguash nga 5 euro deri në 44 euro.
Sigal