Luan Rama: LSI një forcë në rritje, standardi i zgjedhjeve, larg atyre të Kosovës

459
Këto zgjedhje treguan se LSI është një forcë gjithnjë në rritje. Kështu deklaroi nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, gjatë ditës së djeshme, ndërsa i referohej rezultateve të marra në shkallë vendi. Sipas Luan Ramës standardi i zgjedhjeve nuk ishte ai i kërkuar nga OSBE/ODIHR, madje, sipas tij, nuk u arritën as standardet e zgjedhjeve në Kosovë. Ai tha se, do të jenë gjithmonë në fushatë edhe pas zgjedhjeve për të ndërtuar punën dhe objektivat e kësaj partie. “Kemi evidentuar gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe gjatë procesit të votimit një mori problemesh që bëjnë të mundur që standardi i zgjedhjeve të mos jetë ai që prisnim dhe të jetë shumë larg nga ato që kërkon OSBE/ODIHR. Standardi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk u përafrua me standardin e zgjedhjeve në Kosovë. LSI është forcë e parë sa i takon rritjes së mbështetjes qytetare, sa i përket kontributit për procesin, dhe natyrisht rezultati që kemi arritur, pavarësisht sulmeve të pandershme, presioni që u vendos votuesi, ne ia dolëm të dëshmojmë forcën tonë, rritjen tonë”, tha Luan Rama. Më tej Rama deklaroi se LSI është forcë mbi të gjitha qytetare, e përgjegjshme dhe e angazhuar në misionin e saj për të mbrojtur demokracinë. Pavarësisht se fushata ka përfunduar, Rama deklaroi se LSI e ka fushatë çdo ditë.
Sigal