Luan Rama: LSI mbështet qëndrimin e KQZ-së për dekriminalizimit

436
Sigal

Deklaratë për shtyp e Nënkryetarit të Lëvizjes
Socialiste për Integrim, z. Luan Rama

 Luan Rama: LSI mbështet qëndrimin e KQZ-së për
dekriminalizimit

Luan Rama: Procesi i dekriminalizimit të
kthejë besimin qytetar tek politika

Luan Rama: LSI inkurajon institucionet për
zbatimin e ligjit të dekriminalizimit

Luan Rama: LSI e vendosur të krijojë në
politikën shqiptare standarde euroamerikane të angazhimit në politikë

 N/Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim,
z. Luan Rama ka deklaruar se procesi i dekriminalizimit të politikës është
shprehja më e qartë e vendosmërisë për të rikthyer besimin e qytetarëve tek
politika.

Përmes një deklarate për shtyp, z. Luan Rama,
shprehet se LSI mbështet vendimet më të fundit të KQZ-së dhe inkurajon të
gjitha institucionet ligjzbatuese që të realizojnë procesin e dekriminalizimit
si një detyrim të rëndësishëm përballë interesave të vendit.                       

“Procesi i dekriminalizimit të politikës është
shprehja më e qartë e vendosmërisë për të rikthyer besimin e qytetarëve tek
politika. Në këtë kontekst LSI mbështet vendimet më të fundit të KQZ-së dhe
inkurajon të gjitha institucionet ligjzbatuese që pa asnjë hezitim të
realizojnë procesin e dekriminalizimit si një detyrim të rëndësishëm përballë
interesave të vendit dhe integrimit europian të tij”, – tha z. Luan Rama, teksa
nënvizoi se LSI është e vendosur të angazhojë në politikë qytetarë të
përgjegjshëm e me vlera të spikatura.

“LSI, e vendosur të krijojë edhe në politikën
shqiptare standardet euroamerikane të angazhimit në politikë të qytetarëve të
përgjegjshëm dhe që janë bartës e promovues të vlerave më të spikatura të
shoqërisë, i ka bërë normë detyruese kriteret e ligjit të dekriminalizimit për
të gjithë të zgjedhurit në forumet e LSI-së në të gjitha forumet e saj”, –
nënvizoi N/Kryetari i LSI-së.

Gjithashtu, z. Luan Rama tha se
dekriminalizimi, Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore duhet të bëjnë të
mundur që politika të garantojë integritet, ndershmëri, transparencë dhe
shërbim ndaj qytetarëve dhe interesave të vendit.           

“Ligji për dekriminalizimin, Reforma në
drejtësi dhe reforma zgjedhore duhet të bëjnë të mundur që në zgjedhjet e 18
qershorit 2017 qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të zgjedhin më të mirët mes
më të mirëve të politikës me qëllim që politika të garantojë integritet,
ndershmëri, transparencë dhe shërbim ndaj qytetarëve dhe interesave të vendit”,
– shprehet N/Kryetari i LSI-së, z. Luan Rama në deklaratën e tij.