Luan Rama: LSI-ja është shansi për të gjithë, duke votuar LSI-në kemi votuar për Shqipërinë

615
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorë të zonës së Kodër Kamzës dhe Bregut të Lumit në Njësisë administrative nr. 11 të Bashkisë së Tiranës.

Nënkryetari i LSI-së, njëkohësisht kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, z. Luan Rama theksoi se LSI duhet të marri besimin e qytetarëve, pasi LSI do t’u ofrojë siguri për familjet dhe të ardhme për brezin e ri pasi LSI është një shans për të gjithë.

“Të gjithë ata që duan sigurinë e jetës së familjes së tyre dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët për nipërit dhe për mbesat duhet që në 25 qershori të zgjedhin LSI-në, sepse LSI-ja është shansi për të gjithë. Duke votuar LSI-në kemi votuar për veten tonë, kemi votuar për Shqipërinë”, – u shpreh Nënkryetari i LSI-së.
Sigal