Luan Rama: LSI imponoi marrëveshjen. Ne forcë e parë, të tjerët pas nesh

414
Kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama është i bindur se LSI do të jetë forcë e parë dhe të tjerët do vijnë pas.

Në një prononcim për median nga kryesia e Kuvendit Luan Rama tha se marrëveshja Rama-Basha u arrit falë presionit të LSI-së dhe ndërkombëtarëve dhe se Lëvizja Socialiste për Integrim beson se do të jetë funksionale.

“Mbetemi korrekt dhe seriozë për të ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme për implementimin e marrëveshjes, se u bë ajo që u arrit falë presionit të LSI dhe ndërkombëtarëve.

Qeveri besimi me Ramën kryeministër dhe zgjedhje me praninë e opozitës. Kjo është ajo që kërkoi LSI. Ne besojmë se kjo marrëveshje do të jetë funksionale dhe do të ecë më tej. LSI do dalë forcë e parë të tjerët pas nesh”
Sigal