Luan Rama: Kundër të keqes që ka instaluar kjo qeverisje, është detyrë e opozitës të jetë pranë qytetarëve

225
Deklarata e deputetit të LSI-së Luan Rama nga protesta në Vorë
Revolta qytetare, mosbindja qytetare sot është në dimensionin e saj më të dukshëm, më të prekshëm. Natyrisht kjo është një shenjë e revoltës. Revoltë kundër një qeverisje që përveç prangave të taksave, tarifave kriminale që rëndojnë gjithnjë e më shumë jetën e qytetarëve , ju jep qytetarëve dhe prangat e dhunës e burgut. Prangat e një gjykate të vënë në shërbim të politikës pikërisht për të futur qytetarët në burg dhe për të lënë jashtë burgjeve kriminelët, trafikantët e drogës dhe të gjithë atë klan kriminal që ka sponsorizuar dhe që financon qeverisjen e krimit.Natyrisht është detyrë e opozitës jo vetëm të jetë në krahë të qytetarëve por të gjenerojë lëvizjen qytetare dhe përmen lëvizjes qytetare të ofrojë modelin e organizimit dhe bashkëveprimit qytetar kundër të keqes. Dhe këtu nuk është fjala kundër një individi por kundër të keqes që ka instaluar, qeverisja e krimit dhe e korrupsionit. Kjo që po ndodh sot, është vetëm një shfaqje e mosbindjes së qytetarëve që edhe ata që ndihen të penguar për shkak të bllokimit të rrugës të kuptojnë çdo të thotë kur ju pengohet liria qytetarëve. Të kuptojnë kur ju pengohet e drejta qytetarëve për të lëvizur për shkak të zinxhirit kriminal të taksave dhe të kuptojnë çdo të thotë arbitraritet dhe dhunë ndaj qytetarëve. Prandaj ata duhet ti bashkohen kësaj lëvizje sepse kjo lëvizje është për shpëtimin e tyre dhe të shqiptarëve.
Çfarë modeli ofroni ju?
Ne ofrojmë modelin qytetar të administrimit të realitetit përmes revoltës qytetare dhe përmes dialogut me qytetarët.
Model me taksa apo pa taksa?
Nuk shtrohet fjala për model pa taksa. Model pa taksa do të thotë të jesh idiot dhe të mos kuptosh realitetin. Por midel me taksa kriminale, jashtë logjikës, jashtë mjedisit që ofron realitet shqiptar do të thotë dy herë veprimtari kriminale ndaj qytetarëve të vendit. Perpara se të fillonte punë qeveri të gjithë kemi parë e dëgjuar spektaklet e televizionit që sponsorizohet nga qeveria ERTV. Përmes dialogut dhe konsultës me qytetarët. Ku është konsulta me qytetarët për taksën e Rrugës së Kombit, për taksat dhe tarifat që gjithnjë e më të ashpra bëhen ndaj qytetarëve. Për taksën e qarkullimit dhe ku shkon taksa e qarkullimit pra konsulta e qytetarëve duhet të jetë një institucion i vazhdueshëm jo për tiu imponuar qytetarëve por për të qenë me qytetarët dhe për tiu pergjigjur interesit qytetar me ndjeshmërinë, humanizmin me solidaritetin që duhet të ofrojë shteti social dhe shteti që e ka për detyrë të kujdeset për qytetarët.
Ju thatë që kjo është një nga shfaqjet , çfarë parashikoni në vazhdim?
Revoltë, protestë, alternativë qytetare përballë një qeverisje bunkeri dhe kriminale. Dhe kur qytetarët marrin në dorë fatet e tyre padyshim këtu kemi të bëjmë me liri të plotë të qytetarëve. Kemi të bëjmë me demokraci funksionale, me shprehje të vullnetit të qytetarëve. Mbi vullnetin qytetar nuk mund të imponohet dhe të vendos.