Luan Rama: Kryeministri përgjegjës për kanabizimin, nuk mbulohet skandali me skandal!

546
Zv Kryetari i LSI-së Luan Rama bën përgjegjës kryeministrin Rama për kanabizimin e Shqipërisë, e cilas sipas tij kaloi nga “Lazarati” në modelin e kultivimit të të gjithë territorit.
I ftuar në studion e Syri.net, Luan Rama tha se vetë Rama e ka inkurajuar mbljelljen e kanabisit, duke thënë gjithashtu dhe një shembull të kundërt, të cilën mund ta lexoni si më poshtë vijon:
“Sot kemi disa drejtues të policisë së shtetit në kërkim, e gjithë tepsia në këtë fushë ka qenë e Kryeministrit, por askush nuk flet. Janë raportet e shërbimeve sekrete që flasin për 128 funksionarë të Policisë së Shtetit të përfshirë në veprimtari kriminale, përfshi këtu edhe trafikun e drogës. 
Kryeministri është personi përgjegjës për të gjithë qeverisjen në këtë vend. Edhe sikur të mos kishte gisht në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai ka përgjegjësi se nuk ka vepruar.
Por ai ka inkurajuar këtë situatë, qoftë edhe për shkak të ligjit të gradave ku janë emëruar në pozicione kyçe persona për shkak të lidhjeve nepotike apo kriminale.
U trumpetua aksioni në Lazarat, dhe çfarë ndodhi, Lazarat na u kthye e gjithë Shqipëria.
Në 2002 ndërmorëm operacionin “Puna”, pasi kishte vullnet politik nga qeveria e asaj kohe dhe në shtator të 2002 nuk guxonte njeri të nxirrte gomonen në det.
Në 2004 pasi u goditën disa nga strukturat e policisë, ndodhi edhe tragjedia e Otrantos.
Sikundër po ju them se pa një suport të Policisë së Shtetit, asnjë qytetar nuk do të guxonte të mbillte qoftë edhe një rrënjë kanabis, jo më të gjithë territorin.
Kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm ishin një simbiozë në mbështetje të veprimtarive kriminale”, tha Luan Rama.
Një këshillë ka dhënë Luan Rama për kryeministrin:
“ Nuk mund që skandali të mbulojë skandalin, as papërgjegjshmëria të mbulojë skandalet”, tha Luan Rama.
Sigal