Luan Rama: Karteli i drogës përdor Haki Çakon. Task-Forca të analizojë rolin e tij

464
Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka artikuluar akuza të rënda ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, duke u shprehur se ai është në dorën e kartelit të drogës.
Luan Rama i ka kërkuar Task-Forcës së ngritur nën drejtimin e zv.kryeministres Ledina Mandija të analizojë rolin e tij. Ai theksoi se Ministri i Brendshëm duhet të fusë në shina policinë e Shtetit që të mos përdoret më.

Këto deklarata Luan Rama i bëri gjatë një dalje të përbashkët me kreun e njësisë administrative numër 2 Elez Gjoza, ndaj të cilit sot nisi një procedim penal për korrupsion pasiv në zgjedhje.

DEKLARATA E LUAN RAMËS
Zoti Gjoza si personi i atakuar pa të drejtë ka bërë denoncim në prokurori për kallëzim të rremë dhe shpërdorim detyre nga ana e punonjësve të policisë që janë marrë me këtë çështje. Ftoj pProkurorin e Përgjithshëm të hetojë me përgjegjësinë e ligjit dhe të nxjerrë para ligjit çdo abuzues e falsifikator që përpiqet të përdorë institucionet e shtetit për tu hakmarrë apo për t’u bërë presion qytetarëve.

Dua ta ndaj njëherë e mirë përgjegjësinë e drejtuesve të Policisë nga roli i përgjegjshëm i Policisë së Shtetit. E ftoj Ministrin e Brendshëm që të vërë në shinat e zbatimit të ligjit veprimtarinë e Policinë e shtetit sepse nuk mundet që policia e shtetit të merret peng siç u mor për të mbjellë kanabis. E ftoj zv.kryeministrin në cilësinë e njësisë së Task-Forcës të analizojë rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që nuk mund të fshihet nën petkun politik. Karteli i drogës vazhdon të ketë në dorë Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe po vazhdon ta përdorë.

Zgjedhjet e 25 qershorit do ta ndajnë përfundimisht Shqipërinë e kanabisit nga Shqipëria e të ardhmes. E kuptoj që rritja e forcës politike dhe mbështetjes së qytetarëve ndaj LSI-së i ka vënë në panik, por kjo është në të keqen e tyre. I ftoj punonjësit e policisë në detyrë të mos kthejnë mbrapa një arritje cilësore dhe të mos lejojnë të përdoren si instrumente politikë. Zgjedhjet e 25 qershorit, me apo dëshirën e Haki Çakos apo atyre që e komandojnë pa dijeninë e Ministrisë së Brendshme do t’i fitojë LSI, do t’i fitojnë qytetarët shqiptarë.
Sigal