Luan Rama: Injoranca nuk ka brirë!

498
Gjithashtu zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar në lidhje me postimin e kryeministrit Rama ku ky i fundit “uron” ditën e 5 Majit.
“Po 5 maji nuk është festë more Kryeministri ynë që të na thuash gëzuar! Eshtë ditë përkujtimi për të rënët! Eshtë ditë nderimi për ta! E në një ditë të tillë fjala “gëzuar” është e pavend!”
Më poshtë statusi i plotë:
Injoranca nuk ka brirë!
Nderim, përulje, heshtje, krenari dhe solemnitet! Ky është “protokolli” i 5 majit, i ditës së përkujtimit dhe nderimit shtetëror, kombëtar e popullor të dëshmorëve të atdheut!
Mirëpo ja që edhe në këtë ditë të shenjtë, ku dhembja,nderimi, mirënjohja e krenaria për të rënët në altarin e lirisë së atdheut përbëjnë homazhin për ta, nuk mund të mungonin edhe episodet e injorancës si dëshmi hipokrizie e për të na risjellë në kujtesë shprehjen “injoranca nuk ka brirë”!
Shikoni postimin e Kryeministrit në profilin e tij ne facebook: shkruan “Gëzuar 5 majin!”
Po 5 maji nuk është festë more Kryeministri ynë që të na thuash gëzuar! Eshtë ditë përkujtimi për të rënët! Eshtë ditë nderimi për ta! E në një ditë të tillë fjala “gëzuar” është e pavend!
Ndaj mësoje që gëzuar thuhet në ditë feste apo gëzimi, jo në ditë përkujtimi!
E pas kryeministrit na shfaqet me gjithë kulturën e vet të të lexuarit edhe zëvendëskryeministrja, që paska në shtëpinë e vet librin e saj të vjetër “ 1001 yjet” ku ka lexuar e mësuar për për dëshmorët e Luftës!
Nuk është përrallë, është e vërtetë; zëvendëskryeministrja ka në shtëpi librin e vjetër “1001 yjet” ku ka lexuar dhe mësuar për dëshmorët, për datën e lindjes dhe të vdekjes së tyre!!!
Lexojeni statusin e Kryeministrit, dëgjojeni edhe fjalën e zëvendëskryeministres, po ju lutem mos qeshni!…
Sigal