Luan Rama: Imazhin e Shqipërisë e përbalti kryegangsteri

474
Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga kryeministri Edi Rama, qe te krijoje nje komision te posacem gjitheperfshires per festimet e 70 vjetorit te Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazifashist.
Sigal

Luan Rama, Imazhin e Shqipërisë e përbalt kriminaliteti i qeverisë me kryegangsterin kryeministër

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së PS-së se opozita paguan që të nxirë imazhin e Shqipërisë në botë. Luan Rama: Nuk janë protestat e qytetarëve, nuk është protesta e opozitës që e prish imazhin e Shqipërisë në botë, sepse imazhin e një vendi në asnjë vend të botës nuk e cenojnë protestat e qytetarëve si një institucion demokratik në një shoqëri demokratike. Imazhin e një vendi e cenon dhe e përbalt, e nëpërkëmb dhe e rrënon papërgjegjshmëria e qeverisjes, kriminalizmi i qeverisjes dhe qeverisja në shërbim të krimit. Dhe pikërisht për shkak të këtij faktori themelor edhe një prej gazetave më të mëdha në botë dhe më e madhja e më shitura në Evropë, siç është gazeta “Bild”, thotë shprehimisht se: “Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh.” Shkaku është qeveria e gangsterëve, me kryegangsterin kryeministrin e këtij vendi.