Luan Rama i shkruan Fatmir Xhafës: Nga ka `humbur` lista me 124 trafikantë droge?!

590
Deputeti i LSI, Luan Rama i është rikthyer një çështje që bëri bujë pak kohë më parë, pas një deklarate të drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako në prani të kryeministrit dhe më pas edhe të ish-ministrit teknik Dritan Demiraj, sipas të cilëve policia disponon një listë me 124 emra trafikantësh dhe eksponentësh të rëndësishëm të krimit shqiptarë.
Luan Rama që dikur ka qenë edhe vetë ministër i Brendshëm në qeverinë Nano e kujton dhe e pyet ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se çfarë është bërë me këtë listë.
Statusi i plotë i Luan Ramës, në Facebook
Një kujtesë për Ministrin e Brendshëm!…
Çfarë ka ndodhur me listën e kriminelëve të drogës?!…

I nderuar zoti Ministër!
Mbi një muaj e ca më parë, Kryeministri e pas tij edhe ministri teknik i PD-së që ju zëvendësoi për disa muaj në detyrën e Ministrit të Brendshëm, u shprehën publikisht se kishin një listë me 124 emra trafikantësh e kultivuesish të drogës!

Pa dashur të merrem me “tejkalimin e të drejtës” prej tyre në prononcimin për këtë listë, me vullnetin për të qenë përkrah jush, përkrah Policisë së Shtetit e të gjitha agjensive ligjzbatuese në sfidën e përbashkët të luftës kundër krimit të organizuar dhe kultivimit e trafikimit të drogës, më lejoni t’ju drejtohem publikisht se a ekziston vërtetë kjo listë? E nëse ekziston, çfarë është bërë e çfarë po bëhet ligjërisht me të?

Nuk kam asnjë arsye të dyshoj në vërtetësinë e asaj që kanë deklaruar Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, pra në ekzistencën e listës, por meqenëse më pas nuk u fol më për të, nuk u fol as për hapat procedurialë ligjorë që duheshin ndërmarrë, po ju drejtohem juve, me shpresën që ajo listë të mos jetë bërë e pavlerë!
Prandaj, informojeni publikun zoti Ministër, çfarë ka ndodhur me listën e kriminelëve të drogës?
Sigal