Luan Rama i përgjigjet Tahirit: LSI nuk ia luan syrin PS-së, zgjedhjet nuk bëhen për partinë

490
Nënkryetari i LSI-së Luan Rama vazhdon me deklaratat e tij të forta që në një farë mënyre i bëjnë karshillëk aleatit qeverisës. Gjatë një takimi me banorë të Vaut të Dejës, Rama tha se LSI-ja nuk ja luan syrin as PD-së e as PS-së dhe se ajo është forcë politike e dialogut dhe transparencës.
“LSI është forcë politike e dialogut dhe transparencës. LSI nuk ja luan syrin as PD e as PS. Ne i kemi sytë tek e vërteta dhe zemra e qytetarëve. Zgjedhjet e 18 qershorit duhet të mbahen sipas standardeve për Shqipërinë, jo zgjedhje për partinë”, u shpreh Rama.
Ai komentoi edhe propozimet e Shpëtim Idrizit për zgjidhjen e krizës, duke i cilësuar si një kontribut pozitiv.
Sigal