Luan Rama e thotë troç: Boll me llogje Kavaje, ja çfarë kemi vendosur për zgjedhjet e 7 Majit!

509
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama sqaroi sot se dërgimi i një komisioneri KZAZ-je për zgjedhjet e Kavajës nuk është ndryshim pozicioni për LSI-në. Në një prononcim për mediat, ai tha se LSI-ja as nuk merr pjesë në zgjedhjet e Kavajës.
“Nuk do jetë pjesë LSI në procesin zgjedhor. Ju sqaroj se LSI nuk merr pjesë në zgjedhje, anëtari i KZAZ ka shkuar që të mos bllokojë procesin por kjo nuk mund të lexohet si pjesëmarrje në zgjedhje. Ne nuk jemi pjesë e procesit, ne e kemi theksuar se për ne të rëndësishme janë zgjedhjet korrekte të lira dhe demokratike mbi bazën e standardeve dhe të gjitha të tjerat janë llogje Kavaje, nuk merrem me to”,- tha Luan Rama.

Ndër të tjera, ai pranoi se mes Ramës e Metës nuk ka pasur një marrëveshje në darkën e mbrëmshme, ndërsa shtoi

“Marrëveshje Rama-Meta? Kush ua tha?” Me këto fjalë iu drejtua Luan Rama interesimit të gazetarëve për darkën e mbrëmshme, duke lënë të nënkuptohet se një vendim të tillë, LSI-ja do ta marrë kur të vijë koha, pas diskutimeve në kryesi e asamble.

“Forumet e LSI do mblidhen në respekt të afateve, në funksion të përmbushjes së interesit të madh të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ne do thërrasim kryesinë po qe nevoja edhe Asamblenë Kombëtare, gjithnjë në kohën e duhur”.

Ai deklaroi ndër të tjera, se zgjedhjet e 18 qershorit duhet të jenë për Shqipërinë dhe jo për partinë.
Sigal